Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjë punonjës ka dëmtuar “Postat e Maqedonisë” mbi 770 mijë denarë

Një punonjës ka dëmtuar “Postat e Maqedonisë” mbi 770 mijë denarë

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër R.G. (48) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e krimit “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Në periudhën prej 05.08.2016 deri më 21.09.2017 i denoncuari si punonjës në SHA “Postat e Maqedonisë”- dega në Prilep, gjatë kryerjes së kontrollit të rregullt mujor në postë në fshatin Dollnen, ka përgatitur procesverbale me përmbajtje të pavërteta.

Me atë, siç kumtuan nga MPB-ja, ka mundësuar që N.P (28) dhe V.P. (27) të dy nga fshati Dollnen, të përfitojnë në mënyrë të paligjshme dobi pronësore prej 777.108 denarë në dëm të SHA “Postat e Maqedonisë”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!