Friday, April 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTakimi Zaev – Sela, ja çfarë vendosën për koalicionimin

Takimi Zaev – Sela, ja çfarë vendosën për koalicionimin

Kryeministri Zoran Zaev është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, ku kanë konkretizuar koalicionimin e tyre të mëtejshëm qeveritar, duke evituar çdo thashetheme të lansuara gjatë ditëve të fundit, sidomos gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti deklaroi për INA se partia e tyre ka qenë dhe vazhdon përcaktimet e saj si pjesë e Qeverisë së re reformatore. Sipas tij, gjithçka ishte krijuar një mashtrim i opinionit gjatë fushatës se gjoja ASH do të braktisë Qeverinë.

“Takimi ka qenë konstruktiv, në një frymë pozitive, është ku mes tjerash është biseduar për vazhdimin e reformave, me nje përkushtim të përbashkët në Qeverinë reformatore. Aleanca për Shqiptarët, vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë me ato pozicione, qe paraprakisht është dakorduar në përbërjen e shumicës parlamenare, dhe krijimin e Qeverisë Reformatore.”, theksoi Bexheti.

Sipas tij, gjatë periudhës së ardhshme, ASH do të caktojë edhe emrin e ministrit të ri të shëndetësisë, pas fitores së Arben Taravarit si kryetar i komunës së Gostivarit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments