Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjykata Supreme ende pa vendim për rigjykimin e rastit "Monstra"

Gjykata Supreme ende pa vendim për rigjykimin e rastit “Monstra”

Kanë kaluar afro 40 ditë nga kërkesa e prokurores Liljana Spasovska për rigjykim të rastit Monstra, por kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje konkrete.
Duke marrë parasysh se afati ligjor për të dhënë përgjigje në këtë kërkesë është 60 ditë, duket se kanë mbetur edhe vetëm 20 ditë deri tek vendimi përfundimtar i Trupit Gjykues të Gjykatës Supreme.

Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski për TV Shenja është përgjigju shkurt se publikimi i vendimit përfundimtar do bëhet brenda afatit të paraparë ligjor…

“Publiku do jetë i njoftuar për vendimin. Vendimi do të merret brenda afatit ligjor”, ka thënë Jovo Vangellovski, kryetar i Gjykatës Supreme të Maqedonisë.

Prokurorja Liljana Spasovska kërkoi rigjykim për rastin Monstra më 3 tetor. Fillimisht i dëgjoi argumentet e avokatëve të cilët e cilësonin akuzën si lojë e dobët e bazuar vetëm në supozime e fakte të rrejshme, dhe kjo e nxiti Spasovskën të çohet në këmbë dhe t’i thotë trupit gjykues se ky rast meriton rishqyrtim. Vlerësimi i saj ishte se të paktën, me rigjykim do të shoshiteshin dilemat e shtruara në opinion, pasi u morr vesh se ekzistojnë biseda të përgjuara telefonike lidhur me këtë rast.

“Bisedat e përgjuara hedhin hije mbi këtë rast. Ne nuk duam të jetë ky rast me hije. E kam thënë edhe më parë se duhet nxjerrë fakte. Gjykata dhe ato që posedojnë bisedat e përgjuara duhet t’i sigurojnë për këtë proces”, ka thënë Spasovska më 3 tetor.

Spasoska e kritikoi ashpër vendimin edhe të shkallës së parë edhe të shkallës së dytë për rastin Monstra duke siguruar se ka patur shumë hapësirë për korrigjime të vendimit. Propozimin e Liljana Spasovkës për rigjykim e përvetësuan disa parti politike duke e quajtur si triumf i tyre, por i menjëhershëm ishte reagimi i familjarëve të cilët për Televizionin Shenja kanë thënë se nuk duan që fatkeqësia e tyre të keqpërdoret për qëllime politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments