Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiSyrija Rashidi padit për shpifje BDI-në e Strugës: Hajduti mendon se të...

Syrija Rashidi padit për shpifje BDI-në e Strugës: Hajduti mendon se të gjithë janë hajdutë

Hajduti mendon se të gjithë janë hajdutë

Të nderuar, nga shtabi ose siç e quajnë dega e BDI-së kishte një pamflet pas deklaratës për gazetarë nga ana e shtabit të ASH-së lidhur me shkeljet flagrante të kodit zgjedhor në kohë fushate. Në stilin e shprehjes “ hajduti mendon se të gjithë janë hajdutë” dhe me qëllimin që të gjithë të duket se ngjajnë me ata, nxorrën para opinionit disa të pavërteta.

Syrija Rashidi nuk është 6 vite deputet por në fund të këtij viti bëhen pesë vite

Paga e deputetit është e definuar me ligj dhe të njëjtën pagë e marrin si ata deputetë që shkojnë gati çdo ditë në Parlament, ashtu edhe ata që njëherë në gjashtë muaj paraqiten aty (sa për të mos e humbur mandatin).

Harxhimet e rrugës poashtu janë të rregulluara me ligj dhe lartësia e tyre varet nga distanca e udhëtimit nga vendi i banimit deri në Shkup. Kuptohet se sa më e madhe është kjo distancë aq më të mëdha janë harxhimet.

Të gjitha këto bashkë as përafërsisht nuk janë 200.000€ siç theksohet në shpifjen më lartë por edhe aq sa janë, janë mjete legale të definuara me ligj dhe jo para të vjedhura.

Sa do që paga e një funksionari të jetë e lartë, psh e Kryetarit të Komunës, ajo pasanik nuk të bën, por megjithatë kryetari juaj pasanik është bërë

Si deputet kam kërkuar investime kapitale (amandamente) për Strugën siç janë: rrugët magjistrale, çerdhe për fëmijë, salla sporti ujësjellës dhe kanalizim, etj, por të njëjtat nuk janë pranuar sepse kundër kanë votuar deputetët tuaj

E tani që të bësh ndonjë investim publik prej pagës mujore këtë nuk e kam bërë dhe ndoshta mund të jetë ndonjë “mëkat”i imi. Por le të na tregojnë se cili funksionar i BDI-së e ka bërë këtë?

Të nderuar, unë, Syrija Rashidi nuk mund të akuzohem as edhe për një kafe të pamerituar apo ryshfet, dhe ajo që është me rëndësi, gjumin e bëj rehat. Po ju a e bëni?

Natyrisht që avokatët e mi përgatisin edhe padinë për këto shpifje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments