Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPse Bilall Kasami do ta fitoj Tetovën

Pse Bilall Kasami do ta fitoj Tetovën

Ashtu sikurse askush nuk e priste, Bilall Kasami arriti të marr një përkrahje që asnjëri nga kandidatët e tjerë nuk e pati në këtë fushatë. Tubimet e tij jo vetëm që ishin të mbushura përplot me përkrahës, dukshëm më të mëdha se të kundërshtarëve të tij, por në ato tubime vërehej një entuziazëm dhe dëshirë e paparë për fitore. Kasami është i pari në të gjitha sondazhet online të mediave elektronike me ndikim më të madh në rajonin e Tetovës, madje edhe në ata të cilat janë kritike ndaj tij. Kjo gjë te partitë e tjera në masë të madhe mungonte. Bilall Kasami kaloi kufijtë partiak duke marrë përkrahjen e hapur të shumë intelektualve të shquar tetovarë, akademik, mjekë, njerëz të kulturës dhe qytetarë, të cilët nuk i takojnë partisë së tij. Kasami arriti të krijoj imazhin e një kandidati mbi partiak, i cili qëllim të vetëm e ka, siç thot ai, “kthimin e shkëlqimit të Tetovës”.
Zgjedhjet lokale të këtij viti sjellin edhe të papriturat e veta. Edhe pse rrallëkush priste, kryetari i Lëvizjes BESA njëherit edhe kandidat për kryetar në Komunën e Tetovës arriti të imponohet si një ndër kandidatët më serioz në këtë garë. Kur të gjith pritnin se Lëvizja BESA ishte në një rrugë të zbehjes, kjo parti arriti që të ringritet. Janë disa faktor të cilët bënë këtë ringritje, megjithatë si duket dy janë vendimtare: pjesmarrja në qeveri me kuadro kualitative dhe riorganizimi partiak në kohën e duhur.
Duke mos hyrë në analizë të një procesi më të gjërë, një gjë është evidente, kandidatura e Bilall Kasami riktheu këtë parti politike në skenën e madhe. Duke rrezikuar si kandidat për kryetar komune, Bilalli Kasami nuk ngriti vetëm strukturën partiake, por arriti të kthej në kujtesën e tetovarëve “betejën e vjedhur” të para katër viteve, për të cilën ngriti dyshime në vazhdimsi se iu mor në mënyrë të pandershme nga Teuta Arifi.

Ashtu sikurse askush nuk e priste, Bilall Kasami arriti të marr një përkrahje që asnjëri nga kandidatët e tjerë nuk e pati në këtë fushatë. Tubimet e tij jo vetëm që ishin të mbushura përplot me përkrahës, por në ato tubime vërehej një entuziazëm dhe dëshirë e paparë për fitore. Kjo gjë te partitë e tjera në masë të madhe mungonte. Bilall Kasami kaloi kufijtë partiak duke marrë përkrahjen e hapur të shumë intelektualve të shquar tetovarë, akademik, mjekë, njerëz të kulturës dhe qytetarë, të cilët nuk i takojnë partisë së tij. Kasami arriti të krijoj imazhin e një kandidati mbi partiak, i cili qëllim të vetëm e ka, siç thot ai, “kthimin e shkëlqimit të Tetovës”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments