Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionStrugën e fali i Madhi ZOT!

Strugën e fali i Madhi ZOT!

Blerton Arsllani (Struga Ekspres)

Politika shqiptare tek ne rrezaton zymtësi dhe ta vretë shpresën për të nesërmen të dinjitetshme dhe të mirëqenë. Shkëndija të zbehta, të cilat duken në mjegullnajën politike, nuk e kanë potencialin e duhur të urtësisë, inteligjencës dhe sinqeritetit për t‘u bër dritë që do ta mbuloj errësirën.

E vetmja rrugë shpëtimi është t‘i luftojm djallëzit, të cilat e sundojn jetën politike dhe shoqërore. Kjo arrihet me punë të devotshme, profesionalizëm, sakrifica, njohuri dhe moral, nëpermjet të cilave duhet ta mbajm të ndezur shpresën dhe besimin për një të ardhme me te mire per ne.

Struga është një qytet që e ka falur perëndija. Të jesh banor I ketij vendi është një privilegj I madh,që jo cdo kush e ka…Vertet ndihem krenar që jam qytetar I Strugës,dhe gjithmonë them ,Faleminderit Zot që më linde mbi ktë dhe.

Pa marrë parasysh edhe anët negative që i posedon,edhe pse janë të shumta në numër,një ndër to edhe plaga e madhe e rinisë,e cila është e detyruar që të shkulet nga atdheu e të fluturoj larg për të ndërtuar një fole më të mirë.

Por mendimi im është I thjesht, largimi nuk është rrugë që të shpëton sepse më të shpëton vetëm veten,por ne duhet të qëndrojmë pa marrë parasysh sfidave të cilat do të na paraqiten para,sepse ne jemi ato të cilët duhet të bëjmë reforma,pra RINIA…Arritje është të krijosh ardhmërine aty ku je,kjo është sukses në jetë.

Gjithmonë ka një mënyrë për ti mbijetuar vështirësive,duhet të pajtohemi,të mësohemi,të gjejmë nje mënyrë për tu ndjer të lirë në mjedisin dhe rrethin ku jetojmë.

Këtë vend duhet ta trashëgojm e ta ruajmë përgjithmonë,në emer të të parëve tanë,të,gjyshërve ,stërgjyshërve,dhe në emër të atyre që do të vinë pas nesh.

Ne nuk duhet asnjëher të ndalemi duke kontribuar, e luftuar për popullin tonë,dhe atë me armën më të fort që kjo botë posedon,ARSIMIN.

Vertet duhet te kemi durim,edhe pse shija e durimit është e hidhur,por përfundimi i tij është i lumtur.

Një pjesë e madhe e politikanëve dhe intelektualëve, i kanë të përziera disa nga këto tipare ligësish, dhe me aktivitetin e tyre e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta demtojnë procesin e zgjidhjes të së drejtës të qytetarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments