Thelbi kryesor është perspektiva e konsumatorit dhe përfitimi i tij financiar në mënyrë afatgjate.

Shërbimet e Lulzim Zhaku-Aliu janë kryefjala për kërkuesit e kredisë. Për shërbimet e tij, ai ka marr mirënjohje të shumta edhe nga shërbimet e standardizuara të bankave.

Për shkak të marrëdhënieve të ngushta me bankat e kredive, Lulzim Zhaku-Aliu kujdeset për kredinë e përshtatshme me përfitimin e kushteve të veçanta për klientët e vet.

Por, të kthehemi te vendlindja e Lulzimit, Struga. Me brengë të madhe ai për Shtegu.com rrëfen se si Struga në një kohë ishte kreanaria e shqiptarëve. Strugën që aq shumë e do, tani është bërë një sinonim i mosmarrëveshjeve të shumta, duke shkaktuar shtatë të vdekur. Por, ai nuk e humb besimin dhe shpreson se qyteti i tij sërish do të shndërrohet në një qendër kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë së Iliridws, siç e ka pagwzuar Lulzimi.
Lulzimi me bamirësinë e tij ka dhënë përkrahje për aktivitete të ndryshme kombëtare, sportive dhe kulturore për diasporën shqiptare në Zvicër si dhe për vëllezërit tanë dhe motrat tona në trojet shqiptare.

Nuk është gjë e panjohur, mbase pa ndonjë publicitet të theksuar se Lulzim Zhaku në masë të madhe e ka ndihmuar në çdo aspekt të ndjerin prof. Mentaz Allajbegun, i cili ka qënë një “fabrikë” për prodhimin e kampionëve botërorë dhe olimpikë në sportet luftarake nga fidanishtja e sportistëve shqiptarë. Për prof. Mentaz Allajbegun mjafton të kujtojmë medaljen olimpike të Shaban Sejdiut, medaljet e Shaban Tërstenës e shumë e shumë të tjerëve që kanë dalë nga fidanishtja e prof. Mentaz Allajbegut. Kur flet për Mentazin, Lulzimit mbushet me emocione, pasi ai kishte një lidhje shumë të ngushtë me te, në shenjë falënderimi për të arriturat e tij, sa për satsifaksion shpirtëror të Lulzimit.

Kur përmendet vendlindja e tij-Struga, ai me krenari e kujton Mirdi Limanin, kampionin botëror në kickboks, për të cilin siç shprehet ai, e ka rritur, dhe e ka ngrirur deri në majet e kulmit të këtij sporti luftarak, duke mos mohuar edhe përkushtimin dhe vetmohimin e vet Mirdi Limanit. Poashtu ai kujton edhe boksierin kampion Albert Selimi.
Sidomos, një raport të shkëlqeyshëm ka me kampionin botëror në karate, Enver Idrizin, i cili e llogarit edhe si vëlla të vetin.

Nuk na mbetet shumë për të përmendur ndihmat humanitare të Lulzimit për popullin e tij të dashur, pasi janë me mijëra e mijëra, po aq sa ka edhe klientë të tij që sillen dikku rreth 66 mijë persona në Zvicër, prej të cilëve Lulzimi për rreth 60 mijë mund të flasë individualisht, duke i përmendur me emra. Në dy celullarët e tij, ai ka mbi 30 mijë persona të regjistruar dhe telefonatat nuk kanë të ndalur. është interesant se derimë tani, Lulzimi klientëve të tij u ka dërguar rreth 23 miliona shkrepse në formë ta marketingut, një shifër medomes tepër mbresëlënëse, pasi një shkprepsë me e thjeshtë kushton një frang zviceran.

Në fund, vlen të theksohet edhe një raport i Televizionit shtetëror zvoceran “SRF” për Lulëzim Zhakut, rreth një skandali me të dhëna të paligjshme bankare që përfunduan në duar të gabuara, e të cilin mund ta ndiqni këtu.