Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaE rëndë/ Arrin në 6 mijë e 326 numri i të vdekurve...

E rëndë/ Arrin në 6 mijë e 326 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Të paktën 6 mijë e 326 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë janë vrarë nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi rajonin të hënën.

Numri i të vdekurve u rrit në 4 mijë e 544 në Turqi të martën, ku u prekën 10 provinca, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Numri i të vrarëve në Siri është më shumë se njëmijë e 782: Më shumë se 970 njerëz janë vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita, sipas “Helmetave të Bardha” të Sirisë, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, përcjell Klankosova.tv

Të paktën 30 mijë e 474 persona janë plagosur në të dy vendet, sipas shifrave nga qeveria turke dhe media shtetërore siriane.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments