Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStruga po shkatërrohet tërësisht (FOTO LAJM)

Struga po shkatërrohet tërësisht (FOTO LAJM)

Qytetarët e Strugës janë të zhgënjyer nga i pari i qytetit të tyre, i cili jo vetëm që nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna elektorale, ai nuk kujdeset fare as për projektet të cilat i kanë realizuar paraardhësit e tij.

”Qytetin e ka lën në mëshiren e fatit. Ai premtoi shumë por asgjë nuk realizoi. Tani ai në vend se të merret me problemet e shumta infrastrukturore të qytetit, në emër të një farë ”reforme” fantome mundohet që ti ik përgjegjësis për gjendjen në të cilën është qyteti i Strugës’’- thonë disa qytetar të Strugës me një letër drejtuar në redaksin e portalit Drejtimi.com

Ato thonë se rrugët dhe rrugicat janë bërë si mos më keq.

”Imazh të keq po i japin qytetit trotuaret të cilat ka muaj që janë shembur dhe kanë mbetur ashtu, përderisa edhe disa puseta të thella vazhdojnë të jenë pa kapak, përderisa mbi to, janë vendosur gjësende sa për t’ua bërë me dije se ka kapak’’, thonë ato në letrën e tyre.

Struganët po ashtu janë të shqetësuar edhe për shumë probleme tjera lokale për të cilat shprehin pakenaqësite e tyre ndaj kryetarit Ziadin Sela. Ato letrën e tyre e kanë shoqëruar me disa foto nga qyteti i Strugës ku shihet qart pakujdesi i të parit të Strugës për infrastrukturën e këtij qyteti./Drejtimi.com/

st4st3st2st1st6

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments