Wednesday, June 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStruga me më pak gjyqtarë, të vjetrit në pension, të rinj nuk...

Struga me më pak gjyqtarë, të vjetrit në pension, të rinj nuk ka

Gjykata Themelore e Strugës, mbeti me vetëm katër gjyqtarë të angazhuar të përhershëm, nga 15 të parashikuar, së bashku me kryetarin e gjykatës. Ndërkohë, një gjyqtar është deleguar në Gjykatën Themelore të Ohrit, që ka mandat deri në shkurt 2024. Dy të tjerë nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, do të kenë mundësi të kufizuara për të vepruar në sferën penale dhe civile. Gjykata mbeti pa gjyqtar penal, kështu që nuk ka kush të veprojë për vepra më të rënda penale, me dënime mbi pesë vjet.

“Do të duhet të ndërhyhet qoftë me delegim, qoftë me zgjedhjen e një gjyqtari tjetër që ka përvojë pune më shumë se tre vjet, në mënyrë që të jetë në gjendje të veprojë për veprat penale ku parashikohet një dënim me burg më shumë se 5 vjet”, deklaroi Ifet Bajramoski – Kryetar i Gjykatës Themelore Strugë.

Për shkak të kësaj situate, disa nga lëndët janë vonuar për shkak se nuk ka kush t’i gjykojë, ose për shkak të daljes në pension të gjyqtarëve, disa prej tyre duhet të nisin përsëri nga fillimi. Ky është rasti me lehonën nga Dibra të cilës i është hequr mitra, vezorja dhe veshka pas prerjes cezariane.

“Jo vetëm në Strugë, ka mungesë të gjyqtarëve në të gjitha qytetet. Kjo tashmë reflekton. Drejtësia është e vështirë të arrihet, njerëzit janë të shqetësuar, nuk mund ta dish rezultatin e veprimeve për të njëjtat arsye”, u shpreh Sasho Janev, avokat i Jildiz Veapovska.

Në nivel shtetëror, sipas sistematizimit zyrtar, nga 630 gjyqtarë të kërkuar, janë vetëm 400.

“Kjo është gjendja e krijuar në planin afatgjatë për 15-20 vitet e fundit. As këta njerëz që po punojnë tani nuk e krijuan atë, as nuk i shkaktuan shkaqet e tilla…”, theksoi Lazar Nanev – gjyqtar.

Problemi i mungesës së stafit nuk ka të bëjë vetëm me gjyqtarët, por edhe me prokurorët publik. Prokuroria Publike, sipas informacioneve të tyre, punon me një të tretën e punëve të nga vendet e punës të parapara për atë pozicion./Alsat/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments