Sunday, December 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStruga, bastoret dhe kazinotë

Struga, bastoret dhe kazinotë

Argjira Elmazi (Struga Ekspres)

Nuk e kuptoj se çfarë të ardhme kërkojmë ne! Jam aq e hidhëruar me fatin që na ndërlidh për të jetuar në këtë vend, të çuditshëm siç do të thoja unë.

Në ndërkoh që ec në rrugët e qytetit tim, shoh gjërat e kundërta me atë se çfarë realisht dua të shoh. S’e besoj se ndonjë bashkmoshatar i imi të dëshirojë të vërej bastore e kazino të shpërndara në çdo rrugicë, në vend qe ato të jenë të zëvendësuara me diçka produktive dhe të kënaqshme për syrin.

Janë fjalët si ‘Admiral’ apo ‘Play to win’, ato që vërehen më së shumti, të cilat në fakt nuk duhet as të ekzistojnë për të zymtuar bukuritë e vendit tim. Do të më pëlqente më shumë të lexoja emra autorësh botëror nëpër biblioteka të shpërndara në çdo cep, apo të shihja ndonjë pushimore apo park fëmijësh. S’do të ishte keq të paktën një kinema për të zëvendësuar kafenetë, që kohëve të fundit frekuentohen më shumë se shkolla. Të gjitha këto mbesin në ajër, sepse nuk kam shpresë për realizimin e këtyre ëndrrave të përbashkëta me bashkëkohasit. Janë ata qe na flasin për edukim, ata që japin leje për vendosjen e vendeve antiedukuese, dhe joproduktive, dhe kështu humbet dhe shpresa për të ndërtuar një të ardhme në këtë vend kumarësh.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!