Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa sa e lashtë është Struga

Ja sa e lashtë është Struga

Struga, ky qytet i lashtë i njohur në lashtësi si Enhalon, që shtrihet në pikën më jugperëndimore të Maqedonisë, buzë Liqenit të Ohrit, me një histori të veçantë, me fizionomi unikale kulturore, dhe karakteristika specifike për dallim nga qytetet tjera.

Neoliti është epoka që kur fillon historia e Strugës, që dëshmojnë edhe shumë figura dhe artefakte tjera, si dëshmi e kulturës materiale nga kjo periudhë. Sipas kronistëve, Struga, është konsideruar si qendër e peshkimit, që ndodhet ndërmjet Ohrit (Lyhnida) dhe vendbanimit antic Patra, që ndodhet vetëm 2 km larg Strugës, në fshatin e sotëm Ladorishtë. Rajoni i Strugës është i njohur për nga nekropolat, siç është ajo në Trebenishtë si dhe për bazilikat palekristijane në Ladorishtë, Oktis, Dellogozhdë dhe Podmol që datojnë nga shekulli i IV.

Sa për dijeni: Bazilika e Ladorishtit, shtrihet në një hapsirë që kapë një sipërfaqe prej mbi 700 metra katror. Dimensionet kësaj bazilike janë: lindje-perëndim 26.30 m dhe veri-jug 27 metra gjatësi, me të gjitha ambijentet për funkcionim të bazilikës. Sipërfaqja dhe ambijentet e kësaj bazilike, janë dëshmi për një civilizim, mbase edhe një qytetërim dhe një kulturë autoktone të popullatës së shumtë që ka jetuar në vazhdimësi deri në ditët e sotme. Vetë madhësia e bazilikës dëshmon se aty, ose në afërsi të sajë, ka pasë një megapolis (qytet të madh).

Vlerësuar nga aspekti arkitektonik, bazilika e Ladorishtit si të gjitha të tjerat, janë bazilika shumëkonkale “intra muros”( me domethënje “brënda mureve” “përmbrënda”). Elementet arkitektonike, dëshmojnë se janë bazilika tipike paleokristijane të këtij rajoni, sepse në mozaiqet e zbuluara-gjetura, dekorimet e dyshemeve dhe shumë elementeve të tjera janë dëshmi të pakontestuara.

Bazilika e Ladorishtit, është në formë trefletëshe (trianijëshe) dhe shumkonkale, që përmbush të gjitha kriteret fetare dhe arkitektoniko-strukturale të kristijanizmit me elementet ambijentale që ajo përmban, siç janë: qendra episkopale, oratoriumi, naosi, (tempulli me simbolikën e perëndisë), anekset, atriumi (pjesa e përparme e tempullit), por (jo) edhe “atrium mortis” (edhe pse në ambijentet e sajë ka varreza, e mbase nekropla ka qënë në vend tjetër ?), narteksi (paradhoma katrore, tipike për bazilikat, ku kanë qëndruar katekumenët (pjestarët jo të krishter ) dhe ata që pendohen e poashtu ka edhe baptisteriumin (kapela me bunar ose pus, ku bëhet kryqëzimi, pagëzimi dhe kungimi).

Duke iu referuar të dhënave statistikore, nga regjistrimi i fundit (i plotë më 2002), Struga si komunë, ka mbi 63 mijë banorë, me një strukturë të përzier, ndërsa vetëm qyteti sipas statistikës ka rreth 33 mijë banorë. Pra është qytet dhe komunë multinacionale, multikulturore dhe multikonfesionale.

Struktura nacionale në komunën e Strugës- gjithnjë duke iu referuar statistikës është: shqiptar 56.50%, maqedonas 32%, turq 6%, vlleh 1%, rom, 0.18%, serb 0.16%, bosnjak 0.16% dhe të tjerë 4%.

Mehmet Latifi (Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments