Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSot shënohet Dita Botërore, "Pa Duhan"

Sot shënohet Dita Botërore, “Pa Duhan”

Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore pa Duhan.

Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij kontribuojnë në rreth 12% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjet e zemrës. Përdorimi i duhanit është shkaku i dytë kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, pas presionit të lartë të gjakut.

Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilat rreth 900 000 janë joduhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit, shkruan Kosovapress .Dita Botërore pa Duhan synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi ndikimin që ka përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij në shëndetin kardiovaskular si dhe të inkurajojë vendet të forcojnë zbatimin e masave të Konventës Kuadër të OBSH-së për kontrollin e duhanit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments