Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiSot në Strugë, FC.Struga Trim Lum luan në gjysmëfinalen e kupës/ Shpëtim...

Sot në Strugë, FC.Struga Trim Lum luan në gjysmëfinalen e kupës/ Shpëtim Duro: “Finalja objektiv i yni”

Sot në ora 15:00 nê Stadiumin e Qytetit të Strugës do të luhet gjysëmfinalja e Kupës së Maqededonisë së Veriut, ku do të ndeshet FC Struga Trim lum dhe FK Sileks,shkruan Struga Ekspres.

Ja çfarë thotë trajneri i ri i ekipit strugan para gjysmëfinales së kësaj kupe:

Shpëtim DURO: “Finalja objektiv i yni”

🗣….“Patjetër është një ndeshje shumë e rëndësishme sepse jemi në gjysmëfinale dhe vetëm me një ndeshje mund të shkojmë në finale, që njëherit është edhe objektivi i skuadrës, edhe pse siç dihet, neve jemi në garë edhe për titullin e kampionit. Është një ndeshje e denjtë, sepse përderisa jemi në gjysmëfinale, atëherë lirisht mund të thuhet se që të dyja skuadrat janë shumë të forta.

➖ Terreni vendas përparësi ❓
🗣….“Nuk besoj që ka shumë favore, megjithatë unë konsideroj se ndeshjet e këtilla janë si brenda dhe jashtë”.

➖ Ndeshje të këtilla keni zhvilluar shumë gjatë karrierës….
🗣….“Në karrierën time kam zhvilluar jashtëzakonisht shumë ndeshje të rëndësishme dhe të vështira në një stadium të mbushur me 20 mijë veta. Patjetër edhe kjo është ndeshje e rëndësishme, por neve jemi përgatitur për këtë ndeshje me mjaft qetësi, pasi edhe vetë klubi është i ndërtuar me njerëz të qetë dhe shumë profesional”. (Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments