Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjykimi për Zhan Mitrev shtyhet për 12 maj

Gjykimi për Zhan Mitrev shtyhet për 12 maj

Gjykimi ndaj kardiokirurgut Zhan Mitrev dhe spitalit të tij privat sërish u shty, këtë herë për më 12 maj. Në seancën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup, Zhan Mitrev ishte i pranishëm me avokatët e tij, ndërsa para objektit të gjykatës ishin mbledhur dhjetëra qytetarë të dëmtuar, të cilët mbanin pankarta “Përfitues në shpinë të të sëmurit” dhe “Kërkojmë drejtësi”.

Arsyeja e shtyrjes së serishme të procesit është se mbrojtja “nuk ka arritur të kontrolloje shkresat e çështjes të cilat janë ende në Gjykatën e Apelit.

Gjykata paraprakisht e pranoi kërkesën e Prokurorisë për ngrirjen e pronës së Klinikës “Zhan Mitrev”, për të cilin vendim mbrojtja u ankua në Gjykatën e Apelit.

Prokurorja publike, Iskra Haxhi Vasileva, kërkoi nga Gjykata të caktojë seanca të mëvonshme në mënyrë që çështja të marrë dinamikë, ndërsa mbrojtja e Zhan Mitrev kërkoi hapësirë ​​të mjaftueshme prej së paku dy muaj për t’u njohur me shkresat e çështjes, si dhe për të siguruar kushtet e duhura të gjykimit.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Dr. Zhan Mitrev, si person fizik dhe kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën “mashtrim”.

Lënda u nis pas reagimeve të shumta në publik, pasi IRL publikoi vitin e kaluar dokumentarin “Gjaku i papastër”, në të cilin u zbulua se spitali privat “Zhan Mitrev” u ngarkonte pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Kovid-19, metodë kjo që në disa raste nuk është treguar efikase.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments