Saturday, June 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSnopçe: Largimin e Ziadin Selës nga politika e duan qarqet anti-shqiptare (VIDEO)

Snopçe: Largimin e Ziadin Selës nga politika e duan qarqet anti-shqiptare (VIDEO)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, mendon se kryetari i ASH-së nuk duhet të jep dorëheqjen nga partia edhe krahas rezultateve jo të mira të kësaj partie në zgjedhjet e fundit lokale. Në një prononcim për gazetën LAJM, Snopçe ka thënë se, dorëheqjen e Selës e duan vetëm kundërshtarët politikë të tij dhe qarqet anti-shqiptare.

“z.Ziadin Sela është lider i pakontestueshëm i Aleancës për Shqiptarët i cili në njëfarë forme edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare ofroi dorëheqjen në Kuvendin Qendror në organin më të lartë partiak, e cila dorëheqje u refuzua. Unë nuk mendoj se problem i opozitarizmit zgjedhjet me dorëheqjen e Ziadin Selës. Ziadin Sela i duhet partisë politike Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela është lider momental dhpe me Ziadin Selën ne besojmë që do të arrijmë ta realiziojmë misionin që ia kemi shtruar vetes. Pra, nuk do të kërkojmë dorëheqjen e Ziadin Selë dhe mendoj se për momentin atë e duan vetëm kundërshtarët tonë. Pra, dorëheqja e Ziadin Sela dhe largimi i tij prej politikës është vetëm interes i qarqeve anti-shqiptare dhe qarqeve shqiptare pjesë e Qeverisë dhe askujt tjetër”, tha deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

Video:

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments