Tuesday, March 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSkenë e tmerrshme: Tenton ta vrasë gruan e tij, e sulmon në...

Skenë e tmerrshme: Tenton ta vrasë gruan e tij, e sulmon në kokë

SPB Shkup ngriti padi penale kundër I.S. (34) nga Kosova për shkak të ekzistencës së bazës për dyshimin e kryerjes së veprave penale “vrasje në tentativë” dhe “sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së veprimtarive të sigurisë “.

Siç informon MPB, të dielën, më 22 tetor, rreth orës 4:50 në një hotel të vendosur në rrugën “Titoveleshka” në Shkup, i dyshuari u përpoq t’ia merrte jetën gruas së tij N.H. (39) nga Riga, Letoni, pasi që me thikë i ka shkaktuar çarje në zonën e kokës dhe të trupit, si dhe një plagë të shkaktuar nga goditja me thikë në pjesën e majtë të qafës.

“Gjatë tentativës për vrasje në dhomë hyri F.Z. (26) nga Shkupi, një punonjës i agjencisë për sigurimin e pronës dhe të personave “NIKOB” i cili ishte thirrur nga punonjësit e hotelit. Pas përpjekjes për ta larguar të denoncuarin nga N.H., F.Z. u sulmua nga ana e tij duke e lënduar me thikë në pjesën e dorës së djathtë”, njoftoi MPB.

Të denoncuarit i është shqiptuar masë arresti për 30 ditë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments