Tuesday, December 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëSibora Hoxha: Arti ka jetuar gjithmonë në zemrën e struganëve, festivali "Peshku...

Sibora Hoxha: Arti ka jetuar gjithmonë në zemrën e struganëve, festivali “Peshku i Artë” lulëzon gjithmonë në verën e hershme

Peshku i arte

Ah sa bukur kur arti lulëzon në verën e hershme të Strugës.
Dhe që ta mendosh është arti fëminor i zbukuruar në skenën magjike që ngjallë plotë emocione në qendrën e bukur, në Teatrin e Strugës, per 1 Qeshorin, ditën e padjallëzisë së fëmijëve.
Ka plotë drita, gjallëri, fëmijë të emocionuar dhe familjarë që presin me padurim daljen në skenë të të vegjëlve të tyre.
Ku ka më bukur se të shijosh artin e struganëve apo jo?
E më bukur akoma, që jam e nderuar në emër të Radio Rrapit, radios së vogël lokale strugane por që është e madhe në shpirtin e çdo bashkqytetari që ndjen peshën e këtij arti.
Bashkë me artin e fëmijëve engjullorë, me këtë rastë festuam edhe 30 vjetorin e Trim&Lum të cilët ndërtojnë ëndërrat tona!
Z. Qyra i cili pavarsisht se një ditë festive për të gjithë fëmijët, gjeti rastin për tu bërë thirrje gjithë afaristëve që të hapin dyert për festivale të llojit të tillë, të hapin dyert për të shpalosur artin që vlon brenda cdo strugani.
Pavarsisht se një festival përplotë muzikë e kënaqësi, ia nisëm me heshtje, për shpirtin e ndjerë të Fisnik Bekteshit, artdashësit strugan dhe sponzor i festivaleve strugane, sikurse “Peshku i arte”. Paqja qoftë mbi shpirtin e tij!
Arti ka jetuar gjithmonë në zemrën e qytetarëve.
Cfarë të themi më shumë se u kënaqëm duke kërcyer e kënduar bashkë me konkurentët picirruk të këtij festivali!
Juria përbëhej nga poeti ynë i dashur
prof. Xheladin Muca, prof. Edona Beqiri dhe prof. Blerand Lena e i gjithe festivali u moderua nga e bukura dhe e vogla Dora.
Dhe si për në fund, por jo për nga rëndësia të falenderojmë Fitore Istrefi Alushi, të madhen e këtij festivali madhështor, që ngjall dashurin e artit që në hapat e para të jetës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!