Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShowbizSi nuk zgjat fushata 6 muaj!?

Si nuk zgjat fushata 6 muaj!?

Së paku të shihnin ndonjë hajrë qytetarët,barem ato të lagjes time, se vetëm në kohë fushate vijnë tu bejnë dicka aty këtu.
Ashiqare duket se janë duke hedhur pluhur syve.
Paramendoni , i fillojnë punimet 4 ditë para votimeve, të vetëdijshëm se nuk kryhen punimet deri në ditën e zgjedhjeve, që pastaj tu thuhen banorëve, duhet patjeter të na votoni neve se perndryshe do mbesin punët përgjysëm.
Kjo është pengmarrje klasike e votës së lirë.
Si morre nuk iu vjen turp?!
Katër vite , i keni injoruar keto njerëz, edhe tani pa fije turpi dilni ne mejdan se gjoja do bëni ndonjë punë.
E dini si i thuan të vjetrit kesaj pune?
“Ditën e Arifes nuk trashet dashi”
Me pllaka bekatoni e shtroni, pjesen më vitale të qytetit!!!
Sikur të ishim ndonjë zonë e thellë malore(cdo respekt për banoret atje), e jo pjesa me e vjetër dhe më e frekuentuar e qytetit e të gjitha kohërave.
Aty kanë kaluar me mijëra e mijëra turist e vizitorë o të mjerë , e të pa parë kurrë ,se cka do të thotë të kesh vizion për qytetin.
Dhe kur e ndëgjoja z.Sela se e ka të njëjtin vizion me Lavdrim Elmazi n për qytetin, më vinte neveri.
JO more JO….., nuk kemi NE dhe JU të njëjtin vizion për qytetin.
Nëse vizioni juaj është të BEKATONIZONI qytetin, pa kurfarë respekti dhe kujdesi për të kaluarën dhe kulturën e vjetër qytetare Strugane, atëherë e keni shumë gabim.
NE ndahemi me killometra nga ketu bashkë.
E keni shumë gabim.
Qytetit tonë i duhet perkujdesje dhe qasje e ballansuar në zhvillimin e saj, e jo të shifen interesat klanit urban tuajin, e të lihet e gjithë pjesa tjeter ne harresë dhe poshtërim.
Qyteti yne me kete bukuri të zbehur, ka nevojë te ofrojë më teper për vizitorët e saj, mungon turizmi etno-kulturor, nuk kemi lokale ku do sherbehej kuzhina tradicionale qytetare strugane.
Nuk kemi hapësirat ku do zhvillohej ky lloj biznesi, sepse ajo kerkon hapësirat tradicionale të vjetra, por moderne në të njejten kohë, kërkon rrugicat e qytetit , por jo të shtruara me bekaton e marrte dreqi.
Nuk kemi ku të zhvillojme ekspozita dhe promovime te librave e veprave tjera të artit sepse hapësirat e Hamamit të vjeter për shembull e ka mbuluar bari dhe haresa.
Shtepija (që duhej të ishte muze, e që u rrënua) e djalit të Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora u rrenua dhe u shkatërrua nga moskujdesi juaj, gojën plot patritotizëm patetik.
Asnjëra nga këto nuk iu ka interesuar kurrë, sepse nuk shihni në to përfitimet e ulëta të juajat.
Sepse mendjen e keni si të shtroni ndonjë pllakë bekatoni më shumë, dhe si ta ktheni qytetin tonë në një fshat të madh.
Dhe duhet pranuar, se ketu jeni shumë të suksesshëm.
Por një gjë ta dini, qytetari i vjetër strugan do tju dënojë, do tju dënojë më votën e tij të cliruar nga pengmarrja që doni ti vendosni ju.
Qytetari i vjetër strugan ka kulturën qytetare të vjeter, dhe nuk do rrijë i heshtur.
Ai do flasë.
Do flasë më 15Tetor, dhe do tju tregojë vendin se ku e keni.Fatmir Emushi-Lëvizja Besa!
FB_IMG_1507803279319

FB_IMG_1507803277455

FB_IMG_1507803275387

FB_IMG_1507803272723

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments