Saturday, March 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaShtepia e Bardhe sot u ''trondit'' per disa minuta (video)

Shtepia e Bardhe sot u ”trondit” per disa minuta (video)

Shtëpia e Bardhë është vënë nën alarm paraditen e së shtunës, pasi shumë afër saj u dëgjua zhurma e një shpërthimi dhe tym.
Shërbimi sekret më pas tha se autoritetet i ishin përgjigjur menjëherë zjarrit që kishte rënë dhe se po kontrollonin gjithashtu një automjet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
Zëdhënësi Brian Leary tha se një karrocë e një shitësi ishte përfshirë nga zjarri rreth orës 10:00 të paradites . Ai tha se zjarrfikësit shkuan menjëherë aty dhe panë se ajo kishte marrë flakë.
Rreth të njëjtës orë, Leary shpjegoi se  një qen bombë-nuhatës zbuloi diçka në një makinë në  rrugën 16  dhe “Constitution Avenue”.
Automjeti u  kontrollua nga shërbimi sekret dhe zyrtarë të tjerë.
Mes dy incidenteve nuk kishte asnjë lidhje, shpjegoi zëdhënësi Leary.Zhurmë e  lartë u dëgjua në “South Lawn” të Shtëpisë së Bardhë pak çaste pasi  shtypi dhe zyrtarët u mblodhën për udhëtimin e presidentit Barak Obama në Selma, Alabama.
Autokolona presidenciale u largua nga Shtëpia e Bardhë vetëm pas orës 11:00. (video)
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments