Monday, March 27, 2023
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeShqipëriSonte,atentat në Shkodër,vdesin dy persona

Sonte,atentat në Shkodër,vdesin dy persona

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin verior të Shkodrës. Dy persona mendohet se kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në  fshatin Kryebushat në Shkodër, ku disa persona të paidentifikuar, kanë hapur zjarr ndaj një makine, duke ekzekutuar dy persona që ndodheshin brenda në mjet.

Policia ka mbërritur në fshat, për të zbardhur më tej ngjarjen. Sipas burimeve paraprake, një nga viktimat është femër. Trupi i saj u gjet brenda një makine tip “BMW X5″ me targa SH 6969 E., ndërkohë që ende nuk është nxjerrë nga mjeti.

Një tjetër viktimë që i përket seksit mashkull, ka humbur jetën rrugës për në spital. Policia ka shoqëruar si dëshmitarë, dy persona për t’i pyetur rreth ngjarjes.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments