Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShqiptarët e Maqedonisë me ritëm negativ të natalitetit

Shqiptarët e Maqedonisë me ritëm negativ të natalitetit

Kjo që bie në sy nga të dhënat më të fundit të Entit të Statistikave është trendi pozitiv i lindjeve, dhe kurorave në disa komuna si Tetovë e Çair, Strugë, Dibër, ndërsa në disa të tjera si Gostivar, Saraj, Likovë, Studeniçan – rritja e popullsisë ka tendenca negative.
Më pak lindje dhe ritme negative të shtimit të popullsisë është mbyllur tremujori i fundit i vitit të kaluar, që u karakterizua nga luhatje të mëdha sa i takon statistikave për plakjen e popullsisë, shkruan gazeta KOHA. Ajo që bie në sy nga të dhënat më të fundit të Entit të Statistikave është trendi pozitiv i lindjeve, kurorave në disa komuna si Tetovë e Çair, Strugë, Dibër, ndërsa në disa të tjera si Gostivar, Saraj, Likovë, Studeniçan – rritja e popullsisë ka tendenca negative.

Reduktimi çdo vit i popullsisë në këto zona vjen si pasojë e numrit gjithnjë e më të vogël të lindjeve dhe shifrave në rritje të vdekjeve. Gostivari është komuna që hyri në grupin e atyre komunave që numërojnë më shumë vdekje, përkatësisht shtimi natyror i popullsisë është minus një banor. Tetova, e cila gjatë vitit 2016 arriti në këtë periudhë të vitit të kaluar numëronte një shtim prej 90 personash në tremujorin e fundit të vitit 2017 ka arritur një shifër të shtimit të popullsisë prej 141 persona. Si komuna me shtim më të madh natyror në të gjithë vendin është Çairi, gjithsej 150 persona.

Një vit më parë (2016) shtimi natyror nuk e kalonte shifrën prej 98 personash, ndërsa 2017 e rendit këtë komunë si të parën në rang vendi. Ritme pozitive ka edhe në komuna të tilla si Dibra (16), Struga (86), ku shtimi natyror i popullsisë edhe pse i vogël ka shënuar rritje. Ndërsa trendet negative dhe pakësimi i numrit të popullsisë po bëhet shqetësues në disa komuna të tjera, si Studeniçan, Saraj, Likovë e Gostivar ku nga viti në vit shënohet ulje të natalitetit. Lindjet janë në numër gjithnjë e më të vogël, ndërsa vdekjet vijnë duke u shtuar.

Trendet negative të shtimit natyror të popullsisë në disa vendbanime shqiptare, si Saraji, Tetova, Gostivari, Dibra, Likova… u vërejtën gjatë tremujorit të fundit të vitit 2016, ku u shënuan për herë të parë ulje të ndjeshme të natalitetit. Këto shifra ndikuan negativisht edhe në shtimin natyror në rang vendi, i cili arrit në 342 persona, shifër kjo e përgjysmuar krahasuar me vitin 2016. Sipas raportit më të fundit të Entit të Statistikave rritja e natalitetit në fund të vitit 2017 tek pjesa më e madhe e komunave shqiptare u pasqyrua edhe në përmirësimin e shifrave në rang vendi, ku në nivel nacional rritja natyrore e popullsisë është 504 persona.

Komuna maqedonase me shifrat më të ulëta të rritjes së popullsisë është Manastiri (minus 81), Prilepi (minus 73), Karposhi (minus 20), Kisella Voda (minus 28), Berova (minus 14), e të tjera.

Në përgjithësi, numri i foshnjave të lindura është më i vogël se një vit më parë (mbi 5.300), ndërsa është ulur numri i vdekjeve është ulur me mbi 12 për qind (mbi 4.400 persona). Në tremujorin e fundit të 2017 numri i divorceve ka qenë 10 për qind më i vogël , ndërsa e kundërta ka ndodhur me kurorëzimet, të cilat janë shtuar me rreth 7 për qind.

Komuna me më shumë divorce është ajo e Prilepit (36 shkurorëzime), tek pjesa shqiptare Struga dhe Tetova me nga 23 shkurorëzime. Ndërsa si komunë me më shumë celebrime është Tetova (201 kurorëzime), Kumanova (170 kurorëzime), Gostivar (149 kurorëzime) e Çair (132 kurorëzime).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments