Monday, May 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni"Vrasja e Almirit", ja komunikata e plotë e protestuesve

“Vrasja e Almirit”, ja komunikata e plotë e protestuesve

Para gjykatës Themelore Publike në Shkup u mbajt protestë për rikualifikimin e lëndës së Almirit të vogël.
Në komunikatën për media, u tha se qytetarët e vendit në vend që të jenë dëshmitarë të përfundimit të rastit Almirit me dënim të merituar për kryerësin e veprës ‘vrasje me paramendim’, qytetarët janë dëshmitarë të shpalljeve të shitjes së armëve me të cilën u vra Almiri katër vjeçar.
Protestuesit, raporton SHENJA, thanë se nuk do të ndalen së protestuari deri sa të mos ketë drejtësi për Almirin e vogël.

Ja dhe komunikata e plotë e protestës:

Para një muaji u mblodhëm para kësaj prokurorie me kërkesë. Prokurorët si bartës të funksioneve ta kryejnë detyrën e detyrën e tyre përgjegjshëm dhe me profesionalizëm dhe të sjellin vendime sic parasheh Ligji dhe drejtësia. Kërkuam të ndërpritet drejtësia selektive, kërkuam që drejtësia të filloj të funksionoj në Maqedoni. Për fat të keq ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të gjyqësisë jo profesionale të padrejtë dhe gjyqësisë që anon. Në vend që të jemi dëshmitarë të përfundimit të rastit Almir, me dënim të merituar për kryerësin e veprës ‘vrasje me paramendim’, ne jemi dëshmitarë të shpalljeve të shitjes së armëve me të cilën u vra Almiri katër vjeçar. Rasti Almir është shembull klasik se si nuk duhet të veproj një sistem gjyqësor, dhe një shtet i cili në Kushtetutën e vet e garanton të drejtën për jetë. Lëshimet e bëra në procedurën hetuese janë burimi parësor i tërë kësaj golgote gjyqësore të familjes Aliu dhe të drejtësisë në Maqedoni. Prokuroria Themelore në Kumanovë, në vend se të bëj konfiskimin e automjetet që ka shërbyer si armë në vrasjen e Almirit, të njëjtën ja ka kthyer familjes së të akuzuarit. Për shkak të mënyrës se si është kryer kjo procedurë hetuese, eliminimit të provave, përkatësisht armës me të cilën është kryer vepra, animit të prokurorit publik gjatë procedurës, shëtitjes së kualifikimit të lëndës nga Prokuroria Themelore në Kumanovë në Prokurorinë e Lartë dhe atë Republikane, gjegjësisht për shkak të kabotazhit të drejtësisë në rastin Almir, kërkojmë përjashtimin e Prokurores Publike nga Prokuroria Themelore e Kumanovës, Suzana Kusigerska. Duke u bazuar në procedurën e deritanishme në rastin Almir, jemi të bindur që gjyqësia në Maqedoni, përsëri nuk do të kaloj provimin e drejtësisë, kësaj here provimin mbi jetën e një engjëlli katër vjeçar. Prandaj sot u mblodhëm këtu, ndonëse në këto kushte të mos e lejojmë këtë. U tubuam të ndalemi në anën e drejtësisë dhe të kërkojmë nga organet gjyqësore të Maqedonisë të ndalen në anën e njëjtë. Kërkojmë gjykim të drejtë për Almirin, kërkojmë drejtësi. Kjo gjyqësi, ky shtet, duhet të dëshmojnë se do ta mbrojnë të drejtën, më të rëndësishme, të drejtën kryesore të njeriut, të drejtën për jetë. Drejtësi për Almirin, drejtësi për të gjithë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments