Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëShqetësuese: Nxënësi 12-vjeçar në Gjakovë kapet me armë, mësuesja ia gjen në...

Shqetësuese: Nxënësi 12-vjeçar në Gjakovë kapet me armë, mësuesja ia gjen në çantë

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore, shkruan Gazeta Sinjali.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur në shkollën “Haxhi Hoti” në Rogovë të Gjakovë, ku një nxënës është kapur me armë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një të mitur, të moshës 12-vjeçare, te i cili është gjetur një armë zjarri.

Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar armën, teksa nxënësi është shoqëruar në stacion policor, ku në prezencë të prindit është intervistuar lidhur me rastin.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë iniciuar plot raste për armëmbajtje pa leje nga personat e mitur të cilat po trajtohen nga prokuroritë respektive.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments