Tuesday, May 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiShkolla e Ladorishtit "Ashim Agushi" nesër feston 82 vjetorin e themelimit

Shkolla e Ladorishtit “Ashim Agushi” nesër feston 82 vjetorin e themelimit

Nesër shkolla fillore “Ashim Agushi” në Ladorisht shënon Ditën e Patronazhit.

Shkolla “Ashim Agushi” feston 82 vjetorin e themelimit dhe punës së saj edukativo-arsimore.
Shkolla ,„Ashim Agushi është hapur në vitin 1941 dhe ate kohe ka punuar deri në vitin 1944.

Në këtë periudhë si mësues i parë ka qenë Islam Hoxha nga fshati Klenjë i Shqipërisë. Shkolla ka funksionuar gjatë kohës së luftës me urdhër të ministrisë së atëhershme të arsimit dhe mbretërisë shqiptare. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore shkolla u mbyll për tu rihapur përsëri në vitin 1945. Rihapja e shkollës së re solli në të emrin e një dëshmori të rënë në luftë pikërisht nga ky fshat, Ashim Agushi, pra shkolla mori emrin e tij. Mësues i parë i kësaj shkolle ishte z .Sali Zylali intelektual nga fshati Ladorisht.

Shkolla ishte katër vjeçare dhe në këtë formë ka punuar deri në vitin 1957. Në vitin shkollor 1957 / 58 ajo shëndrohet në shkollë tetëvjeçare dhe për drejtor të parë emërtohet z . Qenan Bajrami. Në atë kohë bëhet edhe shkollë qendrore duke i përfshirë edhe dy shkollat periferike në të, atë të Frëngovës dhe të Zagraçanit. Banorët e kêsaj zone e kuptuan që plagët dhe errësirën që e kishin gjatë shekujve, do ti shëronin dhe do ta ndrisnin jetën e tyre vetëm nëse e çmonin dhe i jepnin rëndësi të veçantë arsimit. Prandaj dashuria ndaj arsimit e çoi lartë ndërgjegjen dhe ndjenjën patriotike të fshatarëve e kjo solli përparim e begati.

Nga të gjitha vitet shkollore nga bankat e kësaj shkolle kanë dalë një numër i madh djemsh dhe vajzash që kanë vijuar mësimin deri në shkolla të larta e Universitete e që sot kanë pozita të rëndësishme në lëmit e arsimit, kulturës shkencës ekonomisë etj.

Përcjell Struga Ekspres.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments