Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAksident tragjik në Itali, ky qytet i RMV-së shpall tri ditë zie

Aksident tragjik në Itali, ky qytet i RMV-së shpall tri ditë zie

Këshilli i Komunës së Makedonska Kamenicës shpalli sonte tri ditë zie, për shkak të ngjarjes tragjike që ndodhi dje në zonën e Piemonte të Italisë, ku në një aksident trafiku humbën jetën dy banorë të Makedonska Kamenicës.

Vendimi për shpalljen e tri ditë zie në Komunën e Makedonska Kamenicës është marrë njëzëri në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Makedonska Kamenicës.

“Makedonska Kamenica është në zi. Jetët e të rinjve u shuan. Të nderuar bashkëqytetarë, Këshilli i Komunës së Makedonska Kamenicës shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të thella për familjet e të rinjve të të cilët humbën jetën tragjikisht. Këshilli i Komunës së Makedonska Kamenicës sot në seancë të jashtëzakonshme njëzëri vendosi të shpallë tri ditë zie më 11, 12 dhe 13 prill 2023, të martën, të mërkurën dhe të enjten”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Komunës.

Nga atje shtojnë se pas konsultimeve shtesë me shërbimet në Komunë, do të shqyrtohet mundësia e miratimit të mjeteve financiare për familjet e viktimave në ngjarjen tragjike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments