Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaRusia i ofron Trumpit vaksinën anti-Covid pasi doli pozitiv

Rusia i ofron Trumpit vaksinën anti-Covid pasi doli pozitiv

Presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se ai dhe bashkëshortja e tij janë konfirmuar pozitiv me Covid.

Instituti Kërkimor Rus Gamaleya, i cili krijoi vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit, ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë presidentin amerikan, vaksinën ruse.

“Nëse qeveria amerikane i drejtohet zyrtarisht autoriteteve ruse, ne do t’i ndihmojmë”, tha Shefi i Qendrës Gamaleya Alexander Gintsburg.

Ndërkohë mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti dhe Zonja e Parë ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore duke shtuar se ai priste që Trump të vazhdonte detyrat e tij si president.

Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë njoftoi anulimin e fushatës së tij në Florida menjëherë pas lajmit. Zonja e Parë më pas shkroi në Twitter se do të shtynte disa nga ngjarjet në të cilat kishte planifikuar të merrte pjesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments