Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRrëfimi i vajzës së të dënuarit: Lidhjet e pjesëtarëve të Policisë së...

Rrëfimi i vajzës së të dënuarit: Lidhjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të Maqedonisë me ‘Grupin e Kumanovës’

Gjykata Penale javën e kaluar dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Prej tyre 7 dënime u dhanë me burg të përjetshëm. Ndër ta ishte edhe Valdet Zekaj. Familjarët e tij kanë rrëfyer ekskluzivisht për Gazetën Insajderi disa detaje të cilat ai ua ka thënë atyre.

Vajza e tij, Melisa Zekaj, ka rrëfyer disa gjëra të cilat ia ka thenë babai i saj Valdeti.
Ajo ka thënë se babanë e saj e kishte ftuar Xhafer Zymberi, i vrarë në konfliktin e armatosur në Kumanovë. Ai i kishte thënë se po shkojnë atje për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve.

“Një muaj para se me ia nis lufta, babi e ka marrë vesh. E ka thirr Xhafer Zymberi, i ka thënë se po shkojmë të luftojmë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, pikërisht për shkak të prishjes së Marrëveshjes së Ohrit dhe kinse për bashkimin e trojeve shqiptare. Këtu kanë thënë se janë shumë njerëz dhe kanë prit që kur t’ia fillojnë luftimet me ardhë edhe rreth 200 të tjerë. Por ka përfunduar me diku 40 veta. Kur babi u interesua ta dinte se kush po shkon, i ka njohur disa prej tyre, por nuk ka pasur ndonjë miqësi të madhe me ta, përveç me Xhaferin”, ka rrëfyer Melisa.

Por, një gjë që ajo e tregon për herë të parë, thotë se babait të saj i kishin thënë se është një komandant amerikan që do t’i prijë kësaj çështjeje. Por u doli krejt diçka tjetër.

“Kanë thënë se është edhe një komandant amerikan dhe ata i kanë besuar se ai është amerikan. Por kur babi ka hyrë në burg, e ka kuptuar se ai nuk ka qenë amerikan për shkak se nuk e ka pasur theksin e tillë, por as si maqedonas, por krejt diçka tjetër. Emrin nuk ia din”, ka thënë tutje ajo.

Madje, sipas rrëfimit të saj, një grupi prej disa personave, në të cilin ka qenë edhe babai i saj (Valdet Zekaj), për kalimin e kufirit u kanë ndihmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë së Maqedonisë.

“Kur e kanë kaluar kufirin, i ka dërguar Policia e Kosovës bashkë me ata të Maqedonisë, dhe këtu dyshojmë se kanë lidhje edhe shërbimet sekrete. Policët e Kosovës i kanë dërguar deri te kufiri, pastaj bashkë me ata maqedonas e kanë kaluar kufirin, dhe përmes maleve kanë shkuar në Kumanovë”, vazhdon rrëfimin ajo.

Mirëpo, para nisjes për në Kumanovë, ajo thotë se grupi i babait të saj kanë shkuar në një qytet të Kosovës dhe i kanë thyer telefonat.

“Para nisjes për në Kumanovë, pjesëtarët e këtij grupi kanë shkuar në një qytet në Kosovë dhe i kanë dorëzuar e thyer telefonat, dhe kur kanë shkuar në Kumanovë kanë pasur vetëm telefona të thjeshtë. Atje kanë shkuar për ta parë terrenin dhe më pas janë kthyer në Kosovë”, tregon Melisa atë që kishte dëgjuar nga babai i saj.

Ajo thotë se pasi kanë qëndruar disa ditë në Kumanovë, më pas janë kthyer në Kosovë. Sipas saj, ideali i tyre ka qenë t’i bashkojnë trojet shqiptare, duke e imagjinuar luftën atje sikurse ajo e Kosovës në vitin 1998.

“Tani kanë shkuar atje. Në ditën e nisjes së luftimeve babi ka kontaktuar me mamin në telefon dhe i ka treguar që ia kanë nisë luftimeve. Prej atij momenti, diku rreth orës 5:00 të mëngjesit, nuk ka folur as me mamin dhe as me askënd tjetër. Tani nisëm edhe prej lajmeve me marrë vesh se çka po ndodh, por nuk e dinin a është i gjallë apo i vdekur”, tregon për ankthin që përjetuan në familje.

Ajo thotë se njëri prej policëve shqiptar të Maqedonisë e ka njoftuar vëllanë e Valdetit (axhën e Melisës) në Amerikë për t’i treguar se ai është gjallë.

“Ne e kemi marrë vesh prej avokates dhe përmes një polici shqiptar. Babi ka qenë shumë i lënduar. I ka thënë një policit shqiptar që të kontrollojë në badifokën e tij dhe aty është numri i mamit (gruar së vet) dhe i axhës (vëllait të Valdet Zekës) në Amerikë. Polici e ka thirr axhën tim në Amerikë dhe i ka treguar që babi është mirë. Dhe tani ne jemi angazhuar që t’ia gjejmë avokatin”, vazhdon rrëfimin Melisa.

Ajo thotë se, sipas asaj që ka dëgjuar nga babai, Sami Ukshini, i njohur në opinion si komandant “Sokoli”, kishte pasur kontakte me Liderin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti.

“Sami Ukshini (komandant Sokoli) ka pasur kontakt me Ali Ahmetin dhe e ka pyet se çka të bëjmë sepse na kanë rrethuar. Ai (Ali Ahmeti) u ka thënë që të dorëzohen se tash po e çoi OSBE-në. Por në fakt nuk ka qenë OSBE-ja por vetëm policët maqedonas. Babi ka qenë prezent kur “Sokoli” ka fol në telefon me Ali Ahmetin kur ai u ka thënë të dorëzohen”, tha ajo.

Ajo thotë se e kanë ditur se ata do të dënohen, por jo edhe kaq shumë.

“Ne e kemi ditur se babi do të dënohet, sepse aktakuza ka qenë shumë e madhe. Por nuk ka pasur aq vepra të mëdha sa e kanë dënuar. Babi thotë se, kur e di që kam bërë diçka të keqe, nuk e kam dert, por kërkon ta dijë se pse kanë shkuar atje dhe kush i ka dërguar. Ai nuk i din emrat”, tregon ajo për Gazetën Insajderi.

Melisa, asokohe e re dhe jo shumë e informuar me ngjarjen, thotë ta ketë pyetur babanë e saj se përse nuk po shkojnë në Mitrovicë për të luftuar por në Kumanovë. Ajo tregon arsyetimin që ia kishte dhënë babai,

“Kur e pata marrë vesh këtë punë, pyetja ime e parë ka qenë se, pse nuk po shkoni në Mitrovicë, sepse ajo ka qenë më në rrezik sesa Kumanova, dhe babi me ka thënë se është prish marrëveshja e Ohrit. Unë atëherë i kam pasur 16 vjet dhe nuk e kam ditur se çka është marrëveshja e Ohrit, dhe ai më ka treguar se atje (Maqedoni) nuk po i lejojnë shkollat shqipe, nuk po përfillen të drejtat e tyre. Babi thoshte se, kur ta kryejmë në Kumanovë, pastaj shkojmë edhe në Mitrovicë”, tregon ajo bisedën me babanë e vet.

Sipas saj, babai i ka rënë pishman që nuk ka kërkuar të dijë më shumë për arsyen e shkuarjes atje, por nuk i ka rënë pishman për idealin që ai e ka pasur në kokën e tij.

“Babi i ka ra pishman që nuk ka hulumtuar më shumë para se të shkonte, por jo edhe për idealin që ai e ka menduar. Ai ndihet i tradhtuar prej dikujt që nuk e di se kush është”, ka përfunduar rrëfimin ajo.

Për më tepër, Gjykata Penale në Shkup dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Prej tyre 7 dënime u dhanë me burgim të përjetshëm, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat.

Me burg të përjetshëm u dënuan Andi Krasniqi i njohur si ‘Malisheva’, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski./Insajderi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments