Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShowbizRobert Berisha: Besoj se nuk ka shqiptar që s’ka dashnore

Robert Berisha: Besoj se nuk ka shqiptar që s’ka dashnore

Kohëve të fundit, këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë një nga emrat më të përfolur në mediat rozë.

E gjithë kjo pas ndarjes nga partnerja e tij, Nora Istrefi, me të cilën ishte në lidhje për më shumë se një dekadë dhe jo vetëm.
Në një intervistë të fundit, Berisha ka folur sërish për raportet me Nora Istrefin pas divorcit, stilin e jetesës që kanë zgjedhur, ashtu sikurse ka lënë të hapur çështjen e një rikthimi të mundshëm.
I ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5”, Roberti ka bërë një deklaratë ndryshe, derisa ka treguar më shumë për këngën e tij të re që pritet të publikohet këtë muaj.
Ai ka thënë se ky projekt i dedikohet dashnoreve, e sipas Robertit kjo do të jetë një këngë ‘in’, pasi vetë ai beson se nuk ka shqiptar që nuk ka dashnore.

“Si në Kosovë, si në Shqipëri, kjo puna e dashnoreve është shumë në modë dhe besoj që ka për t’ju pëlqyer kënga ime. Gruaja ka vendin e vetë në shtëpi, po edhe dashnores është mirë t’i dedikosh këngë se edhe ato të shkrehtat kanë nevojë diku të përmenden”, është shprehur Roberti.
“Të dashur unë nuk kam. Kjo këngë është për të gjithë ata që kanë të dashura përveç grave. Hallall iu qoftë, si e menaxhojnë këtë punë! Për Zotin po! Dedikim apostafat për të gjithë burrat që kanë dashnore”, ka sqaruar Berisha edhe më tej.

Ky shpjegim nga ana e Robertit ka bërë jo pak kurreshtarë ndjekësit e tij për të zbuluar diçka më tepër përmes këtij projekti muzikor. /Telegrafi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!