Saturday, July 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaBE-ja nga viti 2027 do të ndryshoj rregullat për udhëtimet me aeroplan:...

BE-ja nga viti 2027 do të ndryshoj rregullat për udhëtimet me aeroplan: Ja çfarë duhet të mësojnë pasagjerët

Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të re rregullash për forcimin e të drejtave të pasagjerëve në transportin ajror, e cila pritet të fillojë zbatimin në mesin e vitit 2027.

Reforma synon të rrisë mbrojtjen e udhëtarëve, me fokus të veçantë te familjet dhe personat me aftësi të kufizuara.

Sipas rregullave të reja, pasagjerët do të mund të përfitojnë kompensim financiar në rast se fluturimi i tyre pëson vonesë më shumë se tre orë ose anulohet më pak se 14 ditë para datës së nisjes. Vlera e dëmshpërblimit do të variojë nga 250 deri në 600 euro, në varësi të gjatësisë së itinerarit.

Ndryshimet më të rëndësishme përfshijnë disa lehtësime për udhëtarët:

Fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë të drejtë të ulen pranë prindërve pa tarifa shtesë.

Pasagjerët do të mund të korrigjojnë gabimet në emër në biletë pa pagesë.

Linjat ajrore do të duhet të sigurojnë ushqim, pije, qasje në internet dhe akomodim kur vonesat ose anulimet krijojnë nevojë për këto shërbime.

Udhëtarët do të mund të përdorin biletën e kthimit edhe nëse nuk kanë udhëtuar me segmentin e parë të rezervimit.

Këto rregulla do të vlejnë për të gjitha fluturimet që nisen nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kompanitë ajrore do të kenë një periudhë 12-mujore për t’u përshtatur dhe për t’i zbatuar plotësisht kërkesat e reja.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!