Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRisteski: Çdo ditë nga Maqedonia ikin punonjës nga personeli mjekësor

Risteski: Çdo ditë nga Maqedonia ikin punonjës nga personeli mjekësor

Goran Risteski, mjek nga Sindikata e Pavarur Medicinale thotë se çdo ditë nga Maqedonia e Veriut po ik personel mjekësorë.

Ristevski thotë se kjo ndodh pasi sektori i shëndetësisë është diskriminuar nga autoritetet qeverisëse.

“Po ju them një informacion, se çdo ditë punonjës të personeli mjekësor ikin, pa dallim a është mjek, infermier, ndihmës, sigurim ose çfarëdo qoftë, domethënë kjo kategori, sektori i shëndetësisë për momentin është ajo që gëzon më së paku të drejta, për këtë qëllim ne për të shkuar në rrugë juridike, kemi dorëzuar padi të shumta për marrëveshjen kolektive, për të treguar se shëndetësia ka probleme”.

“Pagë jocilësore, shërbim jocilësor. Të ikësh nga shtëpia nuk është në rregull, ne të gjithë e duam shtëpinë dhe familjen, na lejoni të kemi dinjitet dhe të gëzojmë respekt nga shoqëria, me këtë edhe ne do të respektojmë qytetarët, jo që nuk i respektojmë por thonë sa para aq muzikë. Pasiguria në sistemin juridik sjell në ikjen e kuadrove, në çdo sferë të shoqërisë por edhe në shëndetësi”, tha Risteski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments