Sunday, September 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKurti nga Kuvendi: Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë...

Kurti nga Kuvendi: Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pak ditë para shpalljes së vendimit në procesin gjyqësor ndaj tyre.

Gjatë seancës së Kuvendit për formimin e Qeverisë së re, Kurti tha se kërkesa e Prokurorisë për dënimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit është, sipas tij, e padrejtë dhe në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit shqiptar.

“Këto ditë të gjithë jemi në ankth të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje me të vërtetën e popullit tonë dhe drejtësinë…”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se qëndrimi i institucioneve të Kosovës mbetet i pandryshuar, duke thënë se krimet e kryera ndaj popullatës civile shqiptare gjatë luftës janë kryer nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

“Qëndrimi i Republikës së Kosovës që unë e drejtoj është i njëjtë dhe i qartë: Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin, asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha Kurti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!