Asnjë zyrtar i LDK-së nuk është pjesë e listës
Asnjë zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk është pjesë e listës së përmendur në aktakuzë.
Aktakuza përfshin periudhën nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999.
Edhe shqiptarët e paktë që figurojnë në këtë listë, sipas pretendimeve, janë persona që kanë punuar në Policinë, Shërbimin Sekret dhe në burgjet serbe.
Në këtë situatë, është ngritur edhe kërkesa që ata që kanë bërë akuza dhe shpifje ndaj Hashim Thaçit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të kërkojnë falje.
“Ju që keni shpifur kundër Thaçit dhe UÇK-së, duhet të kërkoni falje.”.














