Sunday, September 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSHEHOLLËT E DJESHËM DHE TË SODIT TË MAQEDONISË – Shkrim nga: HALIT...

SHEHOLLËT E DJESHËM DHE TË SODIT TË MAQEDONISË – Shkrim nga: HALIT NAXHAKU

Nga: HALIT NAXHAKU

Shehollet e tashem apo bashkepunetoret e dikurshem, te quajtur shpiune, apo nje term tjeter qe u perhap shpejt nder popullate per ta «shwepsa» ne ish sistem i kishe ne çdo lagje e ne çdo vende, ne çdo skute qe rrinin vigjilente e kujdestare ne çdo kohe dite e nate non stop, 24h pa pushim, qe ishin ne gjendje te punonin pa ndale ne dem te kombit, familjes, vetevehtes e femijeve te tyre! Sa kete e beshin nga naiviteti, disa nga interesi, disa te tjere te paguar formalishte disa te paguar mire, e disa vullnetarishte pa pasur asnje zorr e nevoj, sepse e kishin ne gen, tu sherbejne te huajve.Disa te bindur ne « Vellazerim -Bashkimin e rrejshem» me bindje se eshte shume i forte dhe se nuk mund te zhbehet kurre, dhe keshtu duke menduar se kungulli do te shkoe çdo here mbi uje, vazhdonin me bindje te thelle se jane ne rruge te drejte edhe pse e dishin thelle ne vetevehte se nuk jane, por duhet tu sherbejne tutoreve e eproreve te tyre ne menyre te verber, dhe per tu dukur e shtirur se jane dikushi duke e ditur ne realitet se nuk jane askushi! Ata i kishe neper lagje, ne rrugicen tende, ne kojshi, ne fshatra, ne shkolla, neper shkolla e fakultete te dera ngjitur si lepak,neper kolektivet punuese, neper institucione, ne lidhjen e rinise, lidhjen socialiste, lidhjen komuniste e kah mos, deri neper funkcione te kreut te shtetit. I kishe neper radio stacionet dhe qendrat televizive ku spikeret dhe moderatoret e kohes i kishin mesuar per mendsh si papagall nga mengjezi ne mbremje, programet hapeshin dhe mbylleshin me termet: nacionalizmi, separatizmi dhe iredentizmi shqiptare!!! U kapen, u zbuluan kaq e aq grupe dhe organizata shqiptare, u arrestuan kaq e aq nacionaliste e iredentiste shqiptare, u denuan me kaq vite e dekada burge te rende.Dhe me ndihmen e Sheholleve shqiptare, per çudi shumica e deshmitareve ishin shqiptare, sepse ata i perpunoshin si te deshironin vete, nen kercenime e santazhe, frikesime.Disave ua kishin shkruar deklaratat vet njerezit e UDB-es te shtetit dhe pushtetit, por nuk dinin as ti lexojne mire, apo u dridheshte zeri! dhe krejt çka ishte e vertete ishte vetem ajo qe u duhej me se shume nenshkrimi i tyre faqezi! Kjo per ta kethyer shqiptarin kunder shqiptarit, perçaj e sundo! E kame thene disa here se semurja me e pa sheruar e shqiptarit eshte perçarja, dhe e keqja me e madhe e shqiptareve vjen nga vete shqiptaret, ngase ate te keqe qe mund t`ìa besh vehtes te mblidhet e tere bota s`mund te ta bene.Per kete duhet te thuhet e shkruhen shume libra.

Edhe sot njejte: Shehollet i ke neper te gjitha partit shqiptare pa dallim, ne krye te partive, kryetare e lidere te tyre,neper kryesi i ke disa deputete kinse te zgjedhurit e popullit, i ke ministra e gjithkunde neper poste te larta shteterore si te degjuar te shtetit e pushtetit! Me emrues te perbashket atehere te paprekshem tash te paprekshem, i ruan imuniteti dhe ligji, i mbron nena parti, sepse ne vende te funkcionoe ligji sipas kushtetutes drejt ashtu si duhet «askushi mbi ligjin ne teori ne praktike vlen shumekushi mbi ligjin»!!!Shqiptaret shume here neper periudhat historike i kane udhehequr njerezit e pa merituar, nje pjese e mire ne sherbim te te huajve,turqve, gjermaneve, italianeve, jugosllaveve, serbeve, maqedonasve,ose te miret jane vrare nga vet dora shqiptare.

Shkurt sa i perket Enverizmit:

Me shume flasin ata qe nuk kane lidhje qe nuk kane lexuar asnje liber apo nuk dine asgje per Enverizmin.Nese nuk do te ishte Shqiperia dhe Enverizmi mese gjysma e shqiptareve te ish-Jugosllavise, do te asimiloheshin.

Po, ne ne ate kohe mos te gjithe mbi 90% te ish burgosurve politike qe kemi kaluar neper gjyqet dhe burgjet sllave,kemi qene te denuar me bindje dhe ide majtiste, apo se paku flas per vehtem time, atehere si Enveriste, sepse isha Enveriste i flakte por isha dhe jame edhe nacionaliste e patriot i madhe qe e desha dhe e dua kombin e dua Shqiperine ashtu si ishte dje Skenderbegiane, Fanoliste, Zogiste, balliste,komuniste,e dua ashtu si eshte sot demokratike do ta dua ashtu si do te jete e behet neser, nese behet dikur Europiane, por nguroj dhe kame frike se deri sa te behet Shqiperia Europiane e kame thene dhe shkruar moti para disa viteve dhe e perserise se edhe vet Europa munde te zhbehet, prandaj te bashkohemi njehere ndermjet veti pastaj me popujt tjer ne Europe, ngase neser nese ndodhe zhberja e Europes do te behemi edhe me shume te perçare cope e grime mund te mbesim si peshku pa uje.Me te gjithe mundimet, perpjekjet, vuajtjet neper kazamatet sllave, veprimtarite ilegale ne dekada,angazhimet e bera neper kohe pa kohe qellimi yne kryesore pavaresishte perpjekjeve e pengesave te Sheholleve te shumte ishte, eshte dhe mbetet Bashkimi kombetare, Shqiperia Etnike.

Po Une kam qene Enveriste sepse dy rruge ishin o Enveriste e shqiptare i mire, o Titist e Rankoviçist kunder shqiptarise,shqiptare i keq (shqipfoles) sherbetor e argat i huaj.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!