Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionReagon ALEANCA për rastin e Musliut: BDI është hipokrite, të dorëhiqet Bujar...

Reagon ALEANCA për rastin e Musliut: BDI është hipokrite, të dorëhiqet Bujar Osmani

Arsyetimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së se z. Eroll Musli i zgjedhur në krye të Agjensionit për Zbulim dhe Kundërzbulim qenka i përfshirë në ngjarjet e Kumanovës dhe se përderisa nuk përfundojnë hetimet për atë ngjarje nuk duhet të zgjidhet paraqet hipokrizi për vet faktin që pikërisht vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka qenë i ftuar të deshmojë për lagjen e trimave dhe i njejti nuk është paraqitur si dëshmitar.

Siç duket BDI s’është e interesuar që të zbardhet e verteta për këtë ngjarje
Lind pyetja pse?

I rikujtojmë Bujar Osmanit dhe gjithë shqiptarëve se si të përfshirë në rastin e Lagjes së Trimave, nga dëshmitë e shumta, por edhe nga vetë deklarimet e tyre, kanë qënë edhe Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Sadulla Duraku.

Në këndvështrimin e BDI-së ngjarja e Kumanovês duhej te ndodh për nevoja të politikës ditore dhe po për këto nevoja e shfrytëzon edhe sot për politika ditore.

Mos harroni se në seancën e fundit të Gjykatës së apelit për këto ngjarje lideri juaj u apostrofua drejtpërdrejt nga të akuzuarit për ndodhitë në Kumanovë si organizator bashkë me Nikolla Gruevskin?!

Deklaratat skandaloze të BDI që dalin nga goja e Bujar Osmanit nuk janë të pakëta. Deklaratë të tillë të turpshme, ky njeri dha edhe pas rastit të montuar “Monstra” (deklarimi per Haki Azirin), ku edhe pasi doli se ka thënë fjalë të pavërteta nuk mbajti përgjegjësi.

Përkundrazi, është shpërblyer duke e shëtitur nga njëra pozitë në tjetrën.

Si njeri i dyshuar nga Prokuroria Speciale për krime financiare (lenda Pacienti), si njeri pa kredibilitet dhe avanturist në veprimet e tij politike, vlerësojmë se Bujar Osmani duhet urgjentisht të shkarkohet nga çdo pozicion publik. Ky është momenti që i pari i Qeverisë të dëshmojë se vërtetë është për reforma rrënjësore në sistem.

23.05.2019

Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments