Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQMK: Shpëtohen personat që u bllokuan me automjet në majën e Galiçicës

QMK: Shpëtohen personat që u bllokuan me automjet në majën e Galiçicës

Shpëtohen personat të cilët me automjet u bllokuan në majë të Galiçicës, informojnë në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK). Pas një telefonate në numrin e emergjencës 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave mëngjesin e sotëm, nga ora 5:00 deri në 8:00, është zhvilluar një operacion shpëtimi në Galiçicë. Në aksion janë përfshirë Departamenti për Operacione dhe Koordinim në QMK dhe QMK Rajonale-Ohër.

“Menjëherë është njoftuar Njësia e Shpëtimit Malor në Ohër, të cilët kanë dalë në terren për t’i ndihmuar dhe tërhequr dhe sigurisht janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente për veprime të mëtutjeshme”, njoftoi QMK.

Nga QMK bëjnë me dije se paralelisht janë kontaktuar edhe personat nga automjeti i bllokuar për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tyre, të cilët janë njoftuar se ekipet e shpëtimit janë rrugës për t’i nxjerrë ata. Sipas LAMM, nga data 15.11.2023 rruga Ohër-Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve deri më 1 prill 2024.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments