Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë, trajnim për mësimin inkluziv

Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë, trajnim për mësimin inkluziv

Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë, trajnim për mësimin inkluziv

Këtyre ditëve në gjimnazin “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë po mbahet trajnim me temë “Mësimi inkluziv i nxënësve me aftësi të veçanta në shkollat e mesme”. Mësimi inkluziv në shkollat fillore ka filluar në pjesën më të madhe të vendit, por nga shkollat e mesme, gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë është i pari që merr këtë iniciativë. Nga drejtoria e gjimnazit thonë se ky trajnim ka qenë pjesë e planit zhvillimor 4-vjeçar.

“Trajnimi është mësimi inkluziv në shkollat e mesme, pasi e dimë që në shtatorin e këtij viti filloi regjistrimi i nxënësve me aftësi ndryshe. Rast të tillë kishim edhe në shkollën tonë, por fatkeqësisht nxënësja pasi u regjistrua nuk arritëm që t’ia mundësojmë të gjitha, nuk kishim as mbështetje nga institucionet dhe detyrimisht prindërit mbajtën vajzën në shtëpi. Kështu që mësimdhënësit nuk ishin të gatshëm, prandaj ky ishte momenti për të biseduar me profesor të kësaj lëmie dhe të organizojmë këtë seminar.”, – deklaroi drejtoresha e gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo”, Besime Jonuzi.

Mësimdhënësit e gjimnazit trajnohen nga profesorë doktorë të njohur të Universitetit “Kiril dhe Metodi” në Shkup. Për TVM2 ata thanë se një hap i tillë për të përfshirë mësimin inkluziv në shkollat e mesme është shumë i rëndësishëm dhe duhet të ndërmerret iniciativa nga të gjitha shkollat e mesme në vend.

“Është e rrallë në Maqedoni, sepse mësimi inkluziv më së shumti është i fokusuar në arsimin fillor. Kjo është hera e parë në shkollë të mesme të jepet një trajnim i tillë, ku do të mësohen elementaret e arsimit të mesëm, ndërsa do t’ju japim njohuri kolegëve tanë se çka është aftësia e kufizuar, për momentet psikologjike, ta dinë se çka i pret, sepse për fat të keq numri i personave me aftësi të kufizuara po rritet dhe do të jetë sfidë për këto mësimdhënës.”, – theksoi doktori i shkencave të edukimit special, prof. dr. Goran Ajdinski.

“Puna pedagogjike e profesorëve është shumë e ndërlikuar me përgjegjësi shumë të mëdha, por ajo që vihet në pyetje është gatishmëria e tyre, kompetencat pedagogjike për t’u marrë dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kësaj kategorie nxënësish. Përpara kësaj situate të arsimit gjithëpërfshirës, përveç fushës akademike, është një sfidë e madhe për vetë pedagogët, ekipet profesionale, sigurisht edhe për familjet dhe për vetë studentët.”, – u shpreh doktori i shkencave pedagogjike, prof. dr. Elizabeta Tomevska Ilievska.

Iniciativa për trajnim për mësimin inkluziv u mor nga drejtoresha e shkollës së mesme, së bashku me mësimdhënësit të cilët iu përgjigjën pozitivisht dhe morën pjesë në trajnim. Ndërsa në periudhën në vazhdim pritet që edhe shkollat tjera të mesme në vend të fillojnë trajnimin për mësimin inkluziv.

ILMIE ZHAKU

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments