Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria sot vendos për masat e reja kundër Covid-19, nëse nuk japin...

Qeveria sot vendos për masat e reja kundër Covid-19, nëse nuk japin rezultat rikthehet karantina

Nëse masat e reja të cilat do t’ia dorëzojmë Qeverisë për miratim nuk sjellin rezultat, atëherë hapi i ardhshëm është rikthimi i karantinës. Kështu ka deklaruar dje, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se megjithatë shpreson se me masat e reja do të ndalohet përhapja e koronavirusit dhe se nuk do të ketë nevojë për rikthimin e orës policore. Ndër masat e reja të cilat Komisioni për Sëmundje Infektive i ka propozuar është edhe të punohet online ose në ndërrime i administratës publike.

“Qeverisë për seancën e ardhshme do t’i propozojmë edhe një pako të masave ndërsa ajo do të jetë që të gjithë operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23.00, kufizim të kapacitetit të transportit publik deri në 50% dhe rekomandim në tërë administratën publike në përputhje me mekanizmat, marrëdhënia e punës të bëhet me ndërrime ose online nga shtëpia, ose me sistem të rotacionit”, ka deklaruar Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe dje gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste të reja me koronavirus. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur betejën kundër koronavirusit. Shtatë prej tyre nga Shkupit, një pacient nga Struga, një nga Manastiri, një nga Kavadari, një nga Tetova dhe një nga Prilepi.
Të gjithë pacientët kanë humbur jetën në kushte spitalore.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me koronavirusin janë infektuar 23 788 qytetarë, ndërsa janë shëruar 17 392. Betejën kundër KOVID-19 e kanë humbur 846 persona, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 5550.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments