Sunday, June 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria e re do të krijohet më 20 qershor, ja disa nga...

Qeveria e re do të krijohet më 20 qershor, ja disa nga emrat e ministrave

Qe”veria e re mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN dhe ZNAM pritet të formohet më 19 ose 20 qershor, paralajmëron Izet Mexhiti nga VLEN, duke bërë të ditur disa nga emrat e funksionarëve të ardhshëm nga ky koalicion. Përveç ndarjes së resorëve në qeverinë e re dhe emrat e ministrave, në fokus të publikut mbetet shumica prej dy të tretash që për ndryshimet e Ligjit për organizimin e Administratës shtetërore partnerët e koalicionit në qeveri e siguruan me mbështetje edhe nga deputetët e Frontit Evropian.

Izet Mexhiti dje në një deklaratën e tij ka konfirmuar se do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë, ndërsa kryetari i komunës së Gostivarit dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

“Unë dhe Taravari do të jemi sipas të gjitha gjasave në ekzekutiv. Unë pozicionin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë, ndërsa Taravari sërish do të udhëheq resorin e shëndetësisë. Kasami prapë do i kthehet Tetovës, për ta përmbyllur mandatin që e ka filluar me sukses. Resorët tjera do të jenë kuadro nga VLEN-i. Mund të potencoj se do të ketë edhe një zëvendëskryeministër, pra unë do të jemi i pari, pra do të kemi dy zëvendëskryeministra shqiptarë në ekzekutivin e ri. Kandidat serioz që besoj që do të Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët. Për eurointegrime këto ditë duhet të vendos Alternativa. Për Ekonomi dhe Politikë Sociale duhet të vendos BESA”, tha Mexhiti në deklaratën për Alsat-M.

Mandatari dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas marrjes së mandatit nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, paralajmëroi se qeveria e re do të formohet së shpejti dhe se kjo do të ndodhë para afatit ligjor. Ai bëri të ditur se synimi kryesor i qeverisë do të jenë reformat me qëllim për të çuar përpara punët në ekonomi, një cikël të fortë investimesh, përmirësimin e kushteve në shëndetësi, arsim, bujqësi…

Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska kritikoi shumicën prej dy të tretash për ligjin me mbështetjen e BDI-së, e cila, siç thotë ajo, “VMRO-DPMNE-ja në fushatën parazgjedhore premtoi se shkojnë në opozitë”.

VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, sqaron se Ligji për riorganizimin e punës së organeve të administratës shtetërore rregullon kompetencat ndërmjet ministrive, ndërsa LSDM-ja opozitare kritikon se është skandaloze që një ligj i tillë sistematik është miratuar në procedurë të shkurtuar.

Lidhur me ndryshimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, Krenar Lloga, ministër në largim i Drejtësisë i cili është pjesë e Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Ziadin Selës e që është në koalicion me Frontin Evropian, pohon se kanë pasur takim me koalicionin “Fronti Evropian” ku janë informuar se ka pasur ftesë nga VMRO-DPMNE-ja e cila nuk ka pasur të bëjë vetëm me ligjin konkret.

“Para se të ketë një votim të tillë për ndryshimet, pak ditë më parë kishim një mbledhje të koalicionit “Fronti Evropian” në përbërje më të gjerë të kryetarëve dhe përfaqësuesve të partive tjera në të cilën u informuam se ka pasur ftesë nga VMRO-ja qeveritare, apo ndonjë lloj ftese përmes një personi të tretë. Kemi diskutuar dhe një nga çështjet se si të veprohet, pra a duhet të ulemi të bisedojmë, apo të udhëhiqemi nga ajo që tashmë është paralajmëruar, pra të vazhdojmë të kërkojmë legjitimitet. Është diskutuar dhe është arritur në qëndrimin se është e nevojshme se duhet të ulemi me VMRO-DPMNE-në dhe të hapen të gjitha çështjet”, ka thënë Lloga në një intervistë televizive.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments