Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPse duhet te studiosh ne Shkollen e Mesme Komunale “Dr Ibrahim Temo...

Pse duhet te studiosh ne Shkollen e Mesme Komunale “Dr Ibrahim Temo Struge” ?

Pse duhet te studiosh ne Shkollen e Mesme Komunale “Dr Ibrahim Temo Struge” ?

Ne nje shkolle ku ofrohet mesimi kabinetik ne lendet si Biologjia, Kimia, Fizika, Informatika, Matematika dhe lende te tjera. Ne nje shkolle ku ofrohen kushte higjeniko-sanitare te shkelqyera. Ne nje shkolle ku nxenesit jane ata te cilet ne na japin motivin dhe vullnetin per te dhene maksimumin tone. Ne nje shkolle ku kuadri arsimor eshte profesional ne te gjitha lemite dhe ku gjithcka behet per te shperndare dije dhe per te formuar intelektualet e ardhshem, individet e ardhshem te shoqerise te cilet do ti sherbejne kesaj shoqerie gjithkush do te donte te sillte femijen e tij dhe te ishte pjese e kesaj shkolle dhe te studionte ne keto ambiente.

Ju mirepresim te regjistroheni dhe te studioni ne shkollen tone duke I dhene vetes mundesine te jeni pjese e nje bashkepunimi prinder- nxenes- profesor per te ardhmen e femijes tuaj. Bashkepunimet e shkolles tone shtrihen edhe pertej kufijve me shkolle simotra ne Turqi, Zvicer, Shqiperi, Itali, Kosove per t’ju dhene nxenesve mundesine e shkembimit te eksperiencave dhe pervojave te shkollave te ndryshme dhe nxenesve ne afirmimin e tyre dhe suksesin ne vazhdimesi …

Aktivitete, veprimtarite dhe arritjet e shkolles tone mund ti shihni me konkretisht ne faqen zyrtare te shkolles tone

https://www.dribrahimtemo.edu.mk/index.php/sq/

Aty do te gjeni dhe informacionin e duhur sesi duhet te aplikoni dhe te regjistroheni ne Gjimnazin tone “Dr. Ibrahim Temo” Struge ne vitin akademik 2020 / 2021

Lajmerim

Drejtuar nxenesve të cilët do të vazhdojnë arsimimin e tyre në arsimin e shkollës së mesme GJIMNAZI “Dr. IBRAHIM TEMO”- Struge në vitin akademik 2020/2021

Të dashur Nxenes!

Ju lajmerojme që aplikimi i parë dhe afati i regjistrimit të qershorit për regjistrimin e nxenesve në vitin e parë të vitit shkollor 2020/2021 është në ditët 16 dhe 17.06.2020 (e martë dhe e mërkurë) nga ora 7:00 – 19:00.

Nxenesit te cilet do regjistrohen sipas protokollit për regjistrim në shkollat e mesme, gjatë regjistrimit të nxenesve të vitit të parë në vitin akademik 2020/2021 duhet të paraqesin DOKUMENTET E PLOTA Origjinale sipas kushteve të konkursit (Deftesat origjinale nga klasa VI-IX (Diploma nëse kanë fituar vendin I.II. III në garat ndërkombëtare dhe shtetërore në gjuhën amtare, gjuhë të huaj, shkencat natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi) të shoqëruara nga FLETEPARAQITJA E PLOTESUAR për regjistrim e cila duhet te merret nga faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkences

http://mon.gov.mk/index.php/2014-07-23-14-03-24/vesti-i-nastani/3267-2020-2045

Ju lutemi vini re se Ne shkolle nuk lejohet të plotësohen dokumentet dhe të plotësohen aplikimet për regjistrim keshtu qe ju takon ju ti plotesoni paraprakisht ato.

Duhet patjeter që nxenesit të respektojnë orarin e dorezimit të dokumenteve (sipas orarit dhe sipas renditjes alfabetike te mbiemrit te nxenesit) kur aplikojnë.

Ne ju mirepresim! Miresevini Gjimnaziste!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments