Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPronarët e lokaleve të Strugës: Absurde vendimi i Qeverisë, kazinotë dhe bastoret...

Pronarët e lokaleve të Strugës: Absurde vendimi i Qeverisë, kazinotë dhe bastoret janë të hapura, ndërsa kafenetë të mbyllura nga ora 18:00!

Pronarët e kafeneve te Strugës ankohen për vendimin e Qeverisë që lokalet të mbyllen në ora 18:00 pikërisht kur edhe mërgimtarët erdhën pas një viti të plotë.Ata thonë se është absurde kur kazinotë dhe bastoret punojnë pa kufizime kurse kafenetë janë tê mbyllura nga ora 18:00.

Ata thonë se kjo dêmton biznesin e tyre dhe shkel tê drejtat e mërgimtarëve kur ato duan tê çmallen me qytetin dhe të takojnê miqtê e tyre, për ta shijuar vendëlindjen që aq shumë e duan.

“Me vendimin e Qeverisê nga dita e premte kafenetê punojnë me orare të kufizuara, ndërsa kazinotê dhe bastoret i kanê dyertë hapura, ku edhe aty ka grumbullim tê qutetarêve që rrezikohet edhe aty shëndeti i qyetarëve duke u rrezikuar pêr tu infektuar”, thonë pronarët e lokaleve tê Strugës.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments