Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniProfesorët rrihen keq me boks hekuri (FOTO)

Profesorët rrihen keq me boks hekuri (FOTO)

Një profesor i Gostivarit ka përfunduar në spital të Shkupit, pasi një i dyshuar e rrahu atë me “boks të hekurit”.
Viktimë e këtij sulmi ishte edhe një profesor tjetër, i cili ka marr lëndime më të lehta.

Ekipi i TV21 ka vizituar profesorin e sulmuar në klinikën e Shkupit dhe ka konfirmuar këtë ngjarje, ku të sulmuar janë dy profesorët e Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazi Gostivar.

Bëhet fjalë për profesorët B.K dhe D.I.

I sulmuari B.K. ka pësuar më rëndë nga ky sulm.

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari ka konfirmuar këtë incident për TV21.

Policia ndërkaq ende nuk është prononcuar për rastin, dhe as drejtori i shkollës.

TV21 ka siguruar fotografitë dhe pamjet nga sulmi që dyshohet se është kryer rreth orës 14h brenda shkollës.

Në pamjet që i janë dërguar TV21, shihet B.K. përgjakur pak minuta pas përfundimit të orës së tij të mësimit.

Kujdes fotografi me përmbajtje shqetësuese.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments