Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëProfesoresha Gjyle Çeliku publikon librin e saj

Profesoresha Gjyle Çeliku publikon librin e saj

Profesoresha Gjyle Çeliku ka publikuar librin e saj “Politikat ndërkombëtare për shtetet multietnike – Rasti i Maqedonisë, transmeton North Macedonia Post. Në një postim në rrjetin social facebook ajo ka thënë se bëhet fjalë për publikim të disertacionit të doktoraturës, të cilin e mbrojti kohë më parë në Universitetin e Tiranës. Ajo ka bërë të njohur se së shpejti libri do të jetë në duar të lexuesve.
“Ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra për urimet, respektin dhe përkrahjen. Libri im është hulumtimi im i doktoratës për një periudhë 6 vjeçare dhe uroj që të gjithë të publikojnë doktoratat e tyre sepse doktorë shkencash kemi shumë, ndërsa hulumtimet e tyre nuk i kemi libra!
U shtofshin librat dhe gjeneratat ambicioze. Faleminderit shumë” ka shkruar Çeliku. Ajo bëri të ditur që libri ka dalur nga shtypi dhe mund ta gjeni në libraritë në Shkup dhe Tetovë, LogosA në Shkup dhe Albas Tetovë..
“Në konceptin bashkëkohor për zbatueshmërinë e projekteve përmes historisë politike, me rëndësi të veçantë është kuptimi i ndërvarësisë në marrëdhëniet midis njerëzve që paraqet për një shoqëri. Duke u mbështetur në një vështrim të shkurtër historik të Maqedonisë së Veriut, autorja trajton çështje, që kanë të bëjnë kryesisht me trajektoren diakronike të këtij vendi, duke filluar nga kohët më të hershme dhe deri në ditët e sotme. Në hulumtim shihet qartë se autorja trajton teoritë e politikave ndërkombëtare si: realizmi, transnacionalizmi, institucionalizmi, konstruktivizmi dhe liberalizmi, njohja e të cilave është e patjetërsueshme për kuptimin e fenomenit: politikë ndërkombëtare, por edhe për ta kuptuar rolin e saj në ndërhyrjet e vendeve të me një deficit të theksuar, siç janë vendet e Ballkanit, ndër ta edhe Maqedonia e Veriut. Autorja konstaton se përmes mësimit të drejtë të zhvillimeve historike me një kronologji të argumentuar mund të krijohet më tepër mundësi, për besimin më të madh në ofrimin brenda shqiptar, por edhe me të tjerët. Me argumente ajo mbështet zbërthimet e zhvillimeve politike, duke trajtuar gjenezën e konfliktit ndëretnik në Maqedoni, që fillon e del në sipërfaqe edhe pas pavarësimit të Maqedonisë, e cila ndoqi politika të gabuara kundrejt shqiptarëve, duke i kthyer ata me Kushtetutën e 17 janarit 1992 në pakicë dhe duke ua privuar të drejtat elementare njerëzore si: gjuhën, simbolet dhe shkollimin në gjuhën amtare. Autorja konstaton se qasja e këtillë ndaj një kombi vendas, pati edhe pasoja të njëpasnjëshme për shtetin dhe u shoqërua me shumë pakënaqësi, të cilat kulminuan me konfliktin e vitit 2001”, ka shkruar recensuesi i librit prof. dr. Nazmi Maliqi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments