Sunday, December 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionProf. D. Nebi Dervishi: Përkujtesë ( me rastin e 80 vjetorit të...

Prof. D. Nebi Dervishi: Përkujtesë ( me rastin e 80 vjetorit të masakrës) “MASAKRAT GJENOCIDIALE GREKE NDAJ POPULLIT ÇAM”

Prof. D. Nebi Dervishi
Përkujtesë
( me rastin e 80 vjetorit të masakrës)
“MASAKRAT GJENOCIDIALE GREKE NDAJ POPULLIT ÇAM”

Me rastin e 80 vjetorit të masakrave të forcave Zerviste që kryen barbarizmat më të shëmtuara që njeh historia njerëzore në qershor-korrik të vitit 1944.
Më 27 qershor respektivish 8 korrik të vitit 2024, mbushën plot 80 vjet të 2 masakrave gjenocidiale greke ndaj popullsisë çame të kryera nga forcat e Napoleon Zervës, barbarizma këto nga më të shëmtuarat që njeh historia njerzore.
Në bazë të statistikave që jep Shoqata “Çamëria” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945 në fshatrat çame janë vrarë në mënyrë barbare gjithsej 2.771 civilë shqiptar: në Filat e rrethinë 1286 frymë; në Igumenicë e rrethinë 192; në Paramithia e rrethinë 673 në Pargë 620 persona. Janë plaçkitur dhe vjedhur 5800 shtëpi në 68 fshatra, ndërkaq në listën e hollësishme të humbjeve materiale përfshihen edhe 110 mijë dele, 24.000 bageti të trasha, 3 milion litra vaj ushqimor, rreth 11 milion kg drith etj. Si rezultat i këtyre goditjeve llogaritet qe 28.000 camë të jenë larguar për në Shqipëri, ku nga autoritetet vendore u vendosën në periferitë e qyteteve të Durrësit, Vlorës e të Tiranës.
Genocidi kunder popullsisë çame është një krim kundër njerzimit, një spastrim i egër etnik, i cili jo vetëm nuk u ndëshkua asnjëherë, por u kalua në heshtje nga qarqet ndërkombëtare. Personalisht ministri I Jashëtm grek, dikur Guvernator i Janinës, në verën e vitit 1993 deklaronte: “MOS USHQENI ASNJË ILUZION EDHE NË RASTЁSE DO TË JEMI TË DETYRUAR/nga Fuqite e Medha/TË BRAKTISIM EPIRIN , NE NUK DO TË LËMË ASGJË NGA PAS, VEÇ TOKË DJERRË ÇDO GJË QË NGRIHET MBI KËTË TOKË DO TË RRAFSHOHET…”Pra, ishte një strategji e mirë-menduar dhe opsesive.Qeveritarët dhe zyrtarët e lartë grekë justifikohen me të ashtuquajturin “bashkpunimi i çamëve me fashistët dhe nazistët” por, në fakt e kundërta edhe e vërtetë: bashkpunimi I forcave të djathta greke me nasistët. Ja edhe faktet: Gjermanët në Athinë ngritën Qeverinë kuislinge të Ralisit. Historiani anglez M.Mazover në librin “Inside hithers Greece 1941-1944”, Londër 1993 në mes tjerash thotë: “…Në Athinë anëtarët e EDAS-it nën komandën e Napoleon Zervës hynë në shërbim të batalioneve të shërbimit të krijuara nga gjermanët për të mbajtur rregullin dhe qetësine.
Anglezët këmbëgulën që N. Zevra të ndërpriste lidhjet me qeverinë kuislinge por, ai vazhdon edhe më tej me ta. Në shtabin gjerman N. Zerva mbante një officer ndërlidhës dhe për momentin me gjermanët bëri një armëpushim disa mujor. Janë pikërisht këto veprime që N. Zerva kishte dorë të lirë për masakrat në Çamëri.
Për tragjedinë dhe historinë e Çamërisë deri sot kanë shkruar shumë studjues e historian shqiptarë e të huaj, punimet e të cilëve i kanë shfrytëzuar/ konsultuar/ në hartimin e kësaj trajtese-përkujtese modeste, si: Akad. Kristo Frashëri, Akad. Beqir Meta, Arben LLalla, Kastriot Dervishi, Dhimitër Canco, Arben Kondi, Lush Culajn, Muharrem Dezhgiun, Abdi Baleta, Sherif Delvinën, Hajredin Jusufi, Hasan Mingën, Miranda Vickers-J. Pitte Fer, Niko Stilos, Fahri Dehari e shumë të tjerë, që për arsye objektive nuk kamë hapsirë që t’i evidentojë e për këtë kërkoj ndjesë. Çamëria është krahinë e madhe gjeografike e etnografike, që shtrihet në pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve që nga lashtësia.
Ajo shtrihet gjatë bregdetit të Detit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumen Pavël, kurse nga Jugu ka Gjirin e Prevezës.Rripi isaj verior me qendër në Konispol bën pjesë në R. e Shqiperisë, ndërsa pjesa tjetër, me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, hyri në kuadër të shtetit Helen. Qendrat e banuara kryesisht të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Mërgëlici dhe Parga, që gjenden jashtë kufive të R. së Shqipërisë, ndërkaq shtatë fshatra gjenden Brenda kufive me qendër në qytezën e Konispolit.
Emri çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Kalamas) që e përshkon. Në kohën antike Çamëria ishte e banuar prej fisit ilir të Thesprotëve. Historia e saj bën pjesë në historinë e Epirit antik. Më vonë Thesprotia kaloi nën sundimin e Romës dhe të Perandorisë Bizantine. Në fillim të shek. XII treva Thesprotisë u përfshi në Despotatin e Epirit ose e njohur me emrin Principata Shqiptare e Artës.Në fund të shek. XIV dhe ne fillim të shek. XV, Epiri u shëndërrua në shesh lufte ndërmjet prijësve feudal shqiptarë të Gjin Bua Shpatës e Gjin, Depë e Simon Zenebishit dhe ushtrive pushtuese osmane.Nën sundimin e egër Osman Çameria bën pjesë në Sanxhakun e Delvinës gjegjësisht të Janinës. Gjatë shek. XVI e në fillim të shek. XVII krahina e Çamërisë u bë shesh kryengritjesh kundër sundimit Osman. Në shek. XVIII filloi përhapja e islamizmit. Një pjesë e popullsisë për ti shpëtuar islamizmit u shperngulën nga vendet e ulta në malësitë e thella, si popullsia e Pargës dhe e Sulit, një pjesë tjeter mergoi nëpër ujdhesat jonike,si në Korfus etj. Shpërngulje të tilla masive, që ndodhen herë pas here përshkak të dyndjeve të ushtrive të huaja, kanë bërë që popullata e çamërisë në periudhën osmane të mbetej përherë rreth 95-110 mijë banorë. Në shek. XVIII edhe në Çamëri u fuqizua pushteti ekonomik i çifligarëve vendas, të cilët u bënë faktorë i rëndësishëm politik në luftën për pushtetin vendor, deri sa kjo trevë u vu nën sundimi e Ali Pashë Tepelenës. Në vitet 1820-1850 Çamëria u perfshi në kryengritje të mëdha kundër sundimit Osman. Sulmet e njësive të anarëve grekë në 1854 dhe 1878 u përballuan me armë në dorë nga popullsia e Çamërisë. Degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Çamëri morrën pjesë në luftën e përbashkët të kombit shqiptarë për të rujatur paprekshmërinë dhe terësinë e trojeve antare.
Gjatë kryengritjeve shqiptare në dhjetëvjecarët e parë të shek.XX , Çameria ka qenë fushë veprimi e çetave atdhetare dhe një vargu shoqërishë kombëtare. Populli çam mori pjesë edhe ne kuvendin e Vlorës më 28 Nëntor 1912, ku u shpall Pavarësia gjysmake e Shqipërisë. Në mesin e 63 delegatëve flamurtarë ne Kuvendin e Vlorës, 7 (shtatë) delegatë ishin nga Çameria , si: TAHIR METE, Jakup Veseli, Veli Gërra, Rexhep Dami, etj.
Gajtë Luftës së Parë Ballkanike 1912/1913 në Çamëri vërshuan trupat greke. Në ndihmë të popullsisë vendasë që kishte rrokuar armët, nga qeveria e përkohshme e Vlorës u dërguan forcat ushtarake, por, vendimet e Konferences së Ambasadorëve në Londër me 1913, ia kaloi Çamërinë shtetit Helen. Pas Luftës së Parë Botërore /1918/, qeveritë e ndryshme greke shpërngulen me forcë me mijëra banorë të popullsisë shqiptare myslimane për në Turqi, me pretekstin se për shkak të fesë/besimit/ të tyre islam, ato ishin turq.
Gjatë Luftës së Dytë Botërorë u krijuan rrethana të favorshme për forcat shoveniste ekstremiste greke, që nëpërmjet dhunës e terrorit, të realizonin shpërngulje dhe shpopullimin e Çamërisë, proces ky që kishte nisur prej dekadash, pra që nga viti 1913. Fashizmi italianë nga ana e tij, u përpoq të shfrytëzonte paknaqësinë e popullsisë shqiptare të Çamërisë për interest e veta politike. Por, popullsia shqiptare e Çamërisë, , që kishte vuajtur shumë, sidomos gjatë regjimit fashist të Metaksasit, nuk u mashtrua nga propaganda e italianëve. Ajo mbajti një qëndrim neutral dhe paqësor ndaj palëve në konflikt dhe vazhdoi të respektonte ligjet e shtetit grek. Pas kesaj kohe qeveria e Metaksasit shpërtheu një gjenocid të egër kundër minoritetit shqiptar, duke kryer krime nga më monstrumet. Të gjithë meshkujt nga 16 deri 70 vjeç u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të greqisë. Ata u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisënga ushtria gjermane dhe u kthyen në vatrat e tyre në një gjendje të rëndë shëndetësore e shpirtërore.
E ndodhur në këto rrethana popullsia e armatosur për vetë-mbrojtje. Por, ajo nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët dhe asnjëherë nuk e përdori armën kundër popullsisë greke. Popullsia çame u bëri qëndresë në mënyrë demonstrative përpjekjeve të nazistëvë gjermanë për ta hedhur atë kundër elementit helenë. Në këtë plan dështuan edhe përpjekjet e disa krerëve kolaborcionistë , si: Nuri Dino e Haki Rushiti. Për të bindur popullsinë shqiptare që të bashkëpunonte me gjermanët, Nuri Dino zhvilloi disa takime me gjeneralin kolaboracionist grek Napoleon Zerva në Llakat të Sulit. Ata u morën vesh që të organizonin popullsinë e Çamërisë në aksione të përbashkëta kundër Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke (ELLAS) dhe Ushtrise NC Shqiptare. Por nuk ia aritën qëllimit, sepse populli çamë e njihte shumë mirë organizatën kriminale shoveniste të quajtur “Ushtria Demokratike Kombëtare “EDHES/” që kryesohej nga krimineli Napoleon Zerva.
Pasi ndeshën në qëndresën e popullsisë shqiptare, forcat gjermane kryen mobilizimin e forcë të popullsisë dhe arrestuan një pjesë të parisë së krahinës , si: Isuf Izetin, Myftiun e Paramithisë, Sako Branon, Qazim Rexhepin, Galip Xhaferrin, etj.
Me qenëse dështoi politika përcarëse gjermane kuislinge, general N. Zerva , në marrëveshje me gjermanët hyri me forcat e tij në Paramithin dhe torturoi në mënyrë shtazarake e vrau barbarisht popullsinë shqiptare të atij rrethi. Popullsia shqiptare e tronditur nga kjo vepër e re kriminale e EDHES-it , vendosi të vetëmbrohej me cdo mënyrë. EDHES-i u përpoq që ta detyronte popullsinë çame të nënshtrohej dhe të mbështeste luftën kundër forcave rivale greke. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin Mininë, më 3-6 korrik 1944, përfaqësuesit e popullsië shqiptare të Çamërisë nuk i pranuan kushtet sklavëruese të EDHES- it.
Forcat e N. Zervës kryen barbarizat më të shëmtuara që njeh historia e njeriut. Ata bënë dy masakra, njërën më 27 qershor 1944 dhe tjetrën pakë ditë më vonë, në korrik të atij viti, me çrast u torturuan dhe pastaj i vranë më se 800 burra, çnderuan me qindra gra dhe të reja, therën me thikë burra, gra e femijë, etj.
Me 8 korrik 1944, forcat e N. Zervës filluan sulmin e përgjithshëm kundër popullsisë çame. Këto të fundit, (çamët) të paorganizuara mirë dhe pa municione luftarake u thyen. Zerva me ndihmën e gjermanëve pushtoi tërë Çamërinë. Kur Çamëria u çlirua nga forcat e ELLAS-it, një pjesë e vogël popullsiëçame të emigruar që ndodhej afër kufirit, u riatdhesuan në krahinën e Filatit. Popullsia çame krijoi keshillin antifashist dhe Batalionin e saj me 450 partizanë që bënte pjesë në Rëgjimentin XVtë ELLAS-it. Pjesëmarrja e më se 500 partizanëve të Çamërisë në repartet e ELLAS-it, ishte ndihmës e politikës zyrtare shoveniste greke ndaj popullsisë shqiptare came gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më pas, situate u zotërua nga administrate e general Plastiras, organet e të cilit pa humbur kohë, nxitën N. Zervën të kryente një masakër të tretë ndaj popullsisë shqiptare çame. Pra, bilanci i këtyre krimeve ishte me të vëtretë tragjik: 2.771 të vrarë/burra,gra e fëmijë), mbi 28 mijë çamë muslimanë arritën të shpëtojnë duke kaluar kufirin dhe vendosën në territorin e shtetit shqiptar. Për tishpëtuar kësaj kasaphane të tmerrshme popullsia e ndjekur nga forcat zerviste u larguan në mënyrë masive drejtë Shqipërisë.
Jemi në vigjiljetë 80 vjetorit nga masakrat e forcave Zerviste në Çamëri. Zgjidhja e munguar e një problem jetik për kombin tonë, siçështë problem i Çamërisë, duhet të gjej realizimin institucional vetëm mbi një praktikë këmbëngulse e të vazhdueshme, qoftë nga ligjvënësit shqiptar, qoftë nga strukturat diplomatike shqiptare. Tërë këto vite nga masakrat e përmendura në Çamëri, në vend që ta lehtësojnë qasjen e problemit çam në Shqipëri, pra, në të dyja vendet e rënduar. Në të dyja vendet gati nuk lëviz asgjë: qëndrimi i Shqipërisë vazhdon njësoj si në kohën e komunizmit. Ashtu si edhe në Greqi, njësoj si në krahinat e Luftës së Dytë Botërore, Luftës Civile 1945/1949 diktaturës dhe demokracisë, konsiderohen sikurse të gjithë çamët janë pinjoll të bashkëpuntorëve të nazi-fashizmit.
Kohëve të fundit historianët grekë filluan të reflektojnë, duke na treguar një mori ngjarjesh që shkojnë tej ngjarjeve të vitit 1941, ku përfshihen edhe forca të tjera të aleatëve, gjë që e bënë çështjen sa të koklavitur por edhe sfiduese.
Së fundi, edhe Shqipërisë së vërtetë i mbetet ti mbështesë Çamët jo me një fjali retorike me ministrin grek apo me presidentin e tyre të radhës, por me luftë cilësore juridike e diplomatike.
Strugë,
19 shkurtë 2024
Prof Nebi Dervishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!