Thursday, May 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKëngëtari nga Ohri e gjen motrën e tij pas 45 vitesh (VIDEO)

Këngëtari nga Ohri e gjen motrën e tij pas 45 vitesh (VIDEO)

Këngëtari i njohur maqedonas Gjoko Taneski ka treguar në emisionin “Neshko konkret” se pas një kërkimi të gjatë ka gjetur motrën e tij të lindjes.

Një kohë nuk e dija se ekzistonte, pastaj e mora vesh, pastaj nuk mundëm, kështu që e gjetëm… dhe tani jetojmë sikur të mos ishim ndarë kurrë – tha këngëtari nga Ohri.

Gjoko gjeti motrën e tij Elena Sokolova, pas një kërkimi të gjatë. Ai e kërkonte me dy vëllezërit e tij që në momentin kur morën vesh se kishin një motër.

Tani ata janë një familje më e madhe dhe më e pasur. Ata janë të lumtur. Ata rrinë rregullisht, janë të afërt. Si Gjoko ashtu edhe Elena thonë se mund të kuptojnë njerëzit e shumtë që kërkojnë prindërit e tyre biologjikë, të afërmit, fëmijët e braktisur përmes rrjeteve sociale…

Është një nevojë, një nxitje, thonë ata. Nuk përshkruhet lehtë me fjalë dhe mund të kuptohet plotësisht vetëm nga ai që e ka ndjerë.

Fillimisht mësoi se kishte një motër në moshën 21-vjeçare, kur i vdiq i ati. Elena ishte atëherë 32 vjeç. I tha halla e tij, një ditë pasi e varrosën të atin.

Planifikoi të më thoshte. Elena është motra jonë nga ana e babait dhe e nënës dhe ka lindur para se të martoheshin. Për shkak të një sërë rrethanash, ata nuk kanë mundur ta mbajnë vajzën dhe e kanë dorëzuar në Shtëpinë e Fëmijës në Manastir.

Ai tregoi se tani po kujdeset për të dhe dy nipërit që ka prej saj.(Struga Ekspres)

instagram: nestokonkretno

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments