Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëMyftinia e Strugës bëri promovimin e librit "Me zemër për Kosovën" nga...

Myftinia e Strugës bëri promovimin e librit “Me zemër për Kosovën” nga autorët Agni Dauti dhe Xhemi Hajredini (FOTO)

Dje më 20.02.2024 (e martë) u mbajtë promovimi i librit “Me zemër për Kosovën” nga autorët z. Agni Dauti dhe z. Xhemi Hajredini, libër ky i botuar nga Myftinia e BFI- së Strugë.
Në këtë eveniment të rëndësishëm të organizuar nga Myftinia e Strugës dhe autorët e librit, përveç prezencës së mysafirëve të nderuar, morën pjesë edhe një numër i madhë i vëllezërve dhe motrave tona nga vendi dhe shteti i Kosovës. Programi filloi me himnin kombëtar dhe disa skena artistike të cilat jepnin mesazhin e sakrificës së popullit tonë shqiptarë përgjatë shekujve. Pas prezentimit të programit nga moderatoret fjalën e kishte Myftiu i Strugës h. Adi ef. Murtishi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi lartë punën e autorëve dhe kontributin e Struganëve me pritjen e vëllezërve dhe motrave Kosovar. Fjalë rasti kishte edhe Konsulli i konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Strugë z. Agim Krasniqi i cili shprehi falënderime të përzemërta për Struganët për zemërgjërësinë dhe humanizmin e treguar. Gjithashtu fjalë rasti kishte edhe kryetarja e institutit të historisë së Kosovës, e cila shprehi mirënjohje për këtë iniciativë për botimin e këtij libri. Fjalimin e radhës e kishte z. Shefki Uka në cilësin e gazetarit gjatë kohës së luftës së Kosovës.
Pas përfundimit të fjalimeve, prezentimin e librit e bënë z. Fatmir Arifi si redaktor i cili vlerësoi kontributin e Struganëve dhe mbarë shqipëtarëve për ndihmën e ofruar në periudhën e luftës, poashtu prezentoi si recensentë i librit Myftiu paraprak i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, i cili theksoi rolin dhe kontributin e Myftinisë ku edhe ka qenë shtabi i emergjencës dhe hoxhallarëve në përkrahje të të dëbuarve Kosovar dhe që hoxhallarët me bashkëpuntorët e tyre çdoherë kanë qenë të angazhuar në çështjet kombëtare.
Pas kësaj fjalën e kishin autorët e librit z. Agni Dauti dhe z. Xhemi Hajredini të cilët treguan mbi ecurinë deri në përfundimin e librit dhe përmbajtjen e asaj se çka është regjistruar në këtë libër.
Krejt në fund të programit fjalën e rastit e mori Miqail ef. Osmani, i cili në atë periudhë ka qenë kryetar i shtabit të emergjencës dhe Myfti i Strugës. Me fjalimin e tij shprehi falënderim për të gjithë ata të cilët kanë qenë bashkëpuntor dhe që kanë sakrifikuar për rehatinë dhe komodimin e të dëbuarve Kosovar nga vendi i tyre. Pas përfundimit u shtrua edhe një koktel modest ku të pranishmit bisedonin dhe ishin kureshtar në lidhje me ngjarjet dhe detajet se çka përmban libri “Me zemër për Kosovën”.

Urime për çdokënd i cili në një formë apo tjetrën ka dhënë kontribut që ajo histori e atyre viteve, tashmë të jetë e shkruar në libër.


 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments