Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriPrekëse/10 vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën që i mori tërmeti, daja...

Prekëse/10 vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën që i mori tërmeti, daja thirrje për strehim dhe psikolog

10 vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën që i mori tërmeti, daja thirrje për strehim dhe psikolog
10 vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën që i mori tërmeti, daja thirrje për strehim dhe psikolog
Publikuar 14:26 29 Nëntor, 2019
Pamje që të rrëqethin mishin janë të gjitha ato ç’ka shohim pas tërmetit të 26 nëntort.

Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakonit, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni 15 vjeçe ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç.

Manjola momentalisht gjendet e shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10 vjeçarin.

Vogëlushi, ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

Shpesh ai pyet nëse motra gjendet në ndonjërën nga dhomat e spitalit.

Kreu i familjes Cakoni, Kastrioti bashkë me të bijën Drita Cakoni 15 vjeçe humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments