Monday, February 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeMaqedoniPlot 1 300 infermiere në pritje të një vendi pune

Plot 1 300 infermiere në pritje të një vendi pune

Përderisa shumë Klinika të vendit rrezikojnë të mbyllen si pasojë e mungesës së theksuar të infermierëve, të dhënat e Agjencisë për Punësim tregojnë se numri i infermiereve që presin radhë për punësim shkon rreth 1300.
Rasti i fundit ishte reparti i Hematologjisë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup i cili u mbyll në mungesë të infermierëve, ndërkaq me këtë problem përballen të gjitha spitalet e vendit..

“Ka miratim prej ministrisë së Financave, pas miratimit të tyre është lidhë kontratë me infermieret. Ata janë mjete të siguruara nga Klinika megjithatë mbështetur nga Fondi Shëndetësor. Grupi i parë i 20 infermiereve veçmë ka filluar punë. Edhe para se të merrnim leje i angazhuam infermieret sepse me të vërtetë kuadri i infermierëve është zvogëluar” – deklaroi Katerina Stavriq, drejtoreshë e Klinikës së Fëmijëve, Shkup.

Pos mungesës së infermiereve, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka mungesë të theksuar edhe të mjekëve. Ndërkohë që edhe mungesa e aparaturës së nevojshme, është evidente.

“Politikat kadrovike gjatë periudhës së kaluar ka qenë e keqe, pasi numër i madh i infermiereve dhe mjekëve kaluan nëpër spitale private, disa ikën për Gjermani, mosha e mjekëve është e madhe kështu që kemi mungesë edhe me kuadrin e mjekëve. Gjithsesi se mungon aparatura. Secila aparaturë ka periudhën e saj të përdorimit, duhet që vazhdimisht të rinovohet gjithsesi se ka vend për aparaturë të re” – nënvizoi ajo.

Televizioni Alsat-M ka kërkuar përgjigje nga ministria e Financave për të parë se sa është numri i kërkesave nga ana e ministrisë së Shëndetësisë që presin miratim nga dikasteri i Financave për punësimin e infermiereve, por që atje nuk kanë dhanë asnjë informacion. Ndryshe, për momentin në Klinikën për sëmundje të Fëmijëve ka të hospitalizuar rreth 120 fëmijëve.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments