Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiDrejtori i Spitalit të Strugës Asim Musa nesër do të presë ministrinë...

Drejtori i Spitalit të Strugës Asim Musa nesër do të presë ministrinë e shëndetësisë Venko Filipçe dhe zv.kryeministrin Hazbi Lika, ja qëllimi i takimit

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe zv.kryeministri i Maqedonisë Hazbi Lika nesër rreth orës 11:00 pritet të vizitojnë ambientet e spitalit të përgjithshëm të Strugës ku do të inspektojnë gjendjen e këtij spitali ku dihet që kjo godinë është në gjendje të mjerueshme, mëson Struga Ekspres nga disa burime të saj të besueshme.
Siç mëson Struga Ekspres, Venko Filipçe dhe Hazbi Lika janë ftuar nga vet drejtori i spitalit të përgjithshëm i Strugës.z.Asim Musa ku ky i fundit do t’ua bëj me dije se një spital i ri për tu ndërtuar në Strugë është e pashmangshme dhe se gjendja e tij aktuale është e mjerueshme dhe se nuk ka kushte për punë,shkruan Struga Ekspres.
Drejtori i Spitalit të Strugës,Asim Musa takimin e parë do ta realizojë me zv.kryeministrin Hazbi Lika për të vazhduar me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe.
Kujtojmë se vet drejtori Asim Musa para pak javësh në një takim të shkurtër ja bëri me dije edhe kryeministrit Zoran Zaev se ndërtimi i spitalit të Strugës është i pashmangshëm.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments