Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPas përfundimit me sukses të modulit të parë, Lëvizja Besa trajnimet do...

Pas përfundimit me sukses të modulit të parë, Lëvizja Besa trajnimet do t’i vazhdojë në Durrës (FOTO)

Pas përfundimit të modulit të parë të suksesshëm të organizuar nga Lëvizja Besa që u mbajt në Stamboll, të Turqisë, me datë prej 16.06.2018 deri më 18.06.2018, nga nesër modulin e dytë Besa do ta vazhdoj në Durrës, me Kuvendin Qendror, Forumin Rinor dhe Forumin e Gruasë, njofton TopAl News.

Në Durrës moduli i radhës do të zgjasë nga data 07.07.2018 deri më 09.07.2018. Temë kryesore e këtyre moduleve është “përfitimi i njohurive të reja” dhe përvoja nga më të ndryshmet, ku në këto module ligjerojnë profesor të ndryshëm të shkencave politike, politikolog dhe ligjërues nga udhëheqësia më e lartë partiake. Siç shprehën nga Lëvizja Besa, këto aktivitete janë vetëm fillimi, sepse do të organizohen edhe module e aktivitete të tjera në vendet të ndryshme për të përfituar njohuri të ndryshme dhe përvojë për organizimin politik dhe shtrirjen e ideologjisë politike të Lëvizjes Besa.

Gjithashtu, në këtë organizim si ligjerues do ketë edhe figura të ndryshme nga politika shqiptare, deputet dhe kryetarë komunash. Qëllimi i gjithë këtyre aktiviteteve dhe organizimeve është qartë, trajnim i të gjithë lidershipit të Besës, ngritja e vetëdijes politike dhe bërja politikë të suksesshme me një skuadër të suksesshme që do të sillte dobi për gjithë shqiptarët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments